Se MSN-ja e kalojnë mirë së bashku, këtë e treguan sërish Neymar e Suarez. Në ndeshjen kualifikuese për Botëror, mes Brazilit e Uruguait, e cila përfundoi baras 2:2, Luis Suarez e Neymar kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Gjatë gjithë lojës, Suarez ka ngacmuar Neymarin, derisa shikoni se si shtyhen duke bërë shaka pas përfundimit të ndeshjes, shkruan “Express”.