Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se kur t’i sigurojnë votat, atëherë do ta dërgojnë në Kuvend të Kosovës, Marrëveshjen për Demarkacion.
Më tej, Abdullahu ka thënë se duhet t’i ndihmojnë Malit të Zi, teksa teorinë për falje të tokës së Kosovës për Malin e Zi, e ka quajtur “anti-amerikane” dhe sajesë opozitare, transmeton Koha.net.
“Ne duhet t’i ndihmojmë Malin e Zi. T’i falësh tokë Kosove Malit të Zi, është anti-amerikane. Është sajesë a trillim opozitar për ta sulmuar Qeverinë”, ka thënë Abdullahu. (b.an)