• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka vetëm dy gjini”, Luarasi: Ligji për barazinë gjinore mbron gratë nga diskriminimi

by Os De
12/11/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, komentoi në një intervistë për Klan News miratimin e ligjit për barazinë gjinore në Kuvend. 

Ajo theksoi se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e grave nga diskriminimi dhe nuk ka asnjë element që cenon familjen tradicionale. 

“Ka qenë një ligj që ka pasur debate të shumta. Më 2025, janë rikthyer diskutimet sikur po cenon familjen. Nuk cenohet familja. Narrativa se gjasme ligji prish familjen është e paguar”, tha deputetja Luarasi. 

Ajo sqaroi se ligji njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke kundërshtuar interpretimet e gabuara që kanë qarkulluar në publik. 

“Edhe ky ligj dy gjini njeh. Ligji sheh barazi mes dy gjinive. Nuk krijon asnjë gjini të re”, theksoi ajo. 

Sipas Luarasit, ligji ka si synim kryesor garantimin e trajtimit të barabartë për gratë dhe burrat në të gjitha fushat, përfshirë sportin, punësimin dhe ndarjen e përgjegjësive familjare. 

“Barazia mes burrit dhe gruas është diçka e mirë për familjen. Me këtë ligj, një grua nuk diskriminohet në sport, ligji prsh parasheh që një atlete prsh duhet të trajtohet njësoj si një atlet. Janë të drejta bazike”, shtoi ajo. 

Luarasi theksoi se ligji adreson edhe çështjen e punës së papaguar të grave shtëpiake. 

“Një grua shtëpiake punon ndonjëherë dhe më shumë se ata që shkojnë në punë. Përgjegjësia për rritjen e fëmijëve është e të dy prindërve”, tha ajo. 

Në vijim, deputetja nënvizoi se ligji është i përafruar me dhjetë direktiva të Bashkimit Europian. 

“Në këtë ligj, edhe leja e shtatzanisë për burrat është e paguar. Ligji është i përafruar me dhjetë direktiva të BE-së”, përfundoi Luarasi intervistën. 

Ky ligj, sipas saj, synon të forcojë barazinë reale mes burrave dhe grave dhe të luftojë çdo formë diskriminimi për shkak të gjinisë. 

Next Post
Aleatët kryesorë të Zelensky-t përfshihen në skandal të madh korrupsioni/ 2 ministra japin dorëheqjen

Aleatët kryesorë të Zelensky-t përfshihen në skandal të madh korrupsioni/ 2 ministra japin dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In