• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Aleatët kryesorë të Zelensky-t përfshihen në skandal të madh korrupsioni/ 2 ministra japin dorëheqjen

by Os De
12/11/2025 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal i gjerë korrupsioni ka përfshirë nivelet e larta të qeverisë ukrainase, duke çuar në dorëheqjen e ministres së Energjisë Svitlana Grynchuk dhe ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko. 

Të dy dhanë dorëheqjen pas një hetimi të madh për abuzime në sektorin energjetik të vendit. 

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tyre të mërkurën, vetëm dy ditë pasi agjencitë kundër korrupsionit akuzuan disa persona për një skemë masive përvetësimi fondesh në energji, përfshirë edhe operatorin shtetëror bërthamor Enerhoatom. Disa nga të përfshirët kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Zelenskyt. 

Sipas akuzave, ministri Halushchenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë dyshohet të kenë marrë pagesa të paligjshme nga kontraktorët që ndërtonin fortifikime kundër sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. 

Mes personave të implikuar janë ish-zv.kryeministri Oleksiy Chernyshov dhe biznesmeni Timur Mindich, bashkëpronar i ish-studios televizive të Zelenskyt, Kvartal95, i cili raportohet se është larguar nga vendi. 

Halushchenko ka deklaruar se do t’i kundërshtojë akuzat, ndërsa Grynchuk u shpreh në rrjetet sociale se “në veprimtarinë time profesionale nuk ka pasur shkelje të ligjit”. 

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit  bënë të ditur se hetimi, i zhvilluar për 15 muaj me rreth 1,000 orë përgjime, ka zbuluar përfshirjen e katër anëtarëve të qeverisë ukrainase. 

Sipas tyre, rreth 100 milionë dollarë janë pastruar përmes skemës, dhe fotot e çantave me para të gatshme janë publikuar si prova. Një pjesë e fondeve dyshohet se është transferuar jashtë Ukrainës, përfshirë edhe në Rusi. 

Prokurorët pretendojnë se paratë janë pastruar përmes një zyre në Kiev, e lidhur me familjen e ish-deputetit ukrainas dhe aktualisht senator rus, Andriy Derkach. 

Skandali po ndodh në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, përfshirë nënstacionet që furnizojnë me energji centralet bërthamore. 

Next Post
Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

E fundit/ Veliaj shkresë SPAK-ut: Më lejoni të marr pjesë në Asamblenë e PS-së

November 10, 2026
190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

190 miliardë dollarë të humbura dhe FBI në lojë, skandali që po ‘godet’ gjigantin Nvidia

November 10, 2026
Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret Berishën dhe Malltezin për të dëshmuar

November 10, 2026
“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

“Të marrim armët”, “të digjen institucionet” /AMA: Këto nuk janë opinione, por thirrje për dhunë

November 10, 2026
Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In