• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka të bëjë me fytyrën time!” Xhaferraj sulmon ‘primaret’ e PD: Emrat do futen te zyra e Berishës

by A R
20/02/2025 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi i ka cilësuar këto Primare si “Çereknare”, pasi fjalën e fundit do të jetë sërish Sali Berisha ai i cili do e thotë.

“Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do zgjedhë thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund do t’i zgjedhë ai emrat”, tha Xhaferi ndër të tjera.

Duke nxjerrë në pah dhe pakënaqësitë e tija lidhur me këtë proces, demokrati falënderoi të gjithë qytetarët e Durrësit që prej vitesh i kanë besuar, teksa më tej shtoi se ajo që ka rëndë si për të është “fytyra e tij”.

“Degradojnë opozitën. Në radhë të parë dua të shpreh vlerësim e mirënjohje për qytetarët e Durrësit që më kanë telefonuar dje duke shprehur shqetësimin e tyre se si duhet kanë vlerësuar mënyrën si unë kam komunikuar, shpreh mirënjohje maksimale. Edhe nga qyteti i Elbasanit ku kam shërbyer pak kohë kam pasur telefonata dhe këtë e them që nuk ka rëndësi do të jetë Ferdinand Xhaferi apo jo në parlamentin e ardhshëm.

Nuk do të ishte në dinjitetin e qytetarëve që unë përfaqësoj që nëse unë jam shprehur kundër primareve që në shtator se janë procese që e dëmtojnë pd, tani unë për zgjedhur hallin tim personal të merrja pjesë në primare. Kjo ka të bëjë me dinjitetin, e me fytyrën time politike, por ka të bëjë akoma më shumë me raportin tim me këta qytetarë.

Ata nuk do ishin dakord që të shihnin një Ferdinand që e mori kthesën me 180 gradë vetëm që të hyja unë në Personal. Këto nuk do të ishin primare, por çereknare. Tani në një palë primare i bëmë muaj më parë ku zoti Berisha pa u konsultuar fare shpalli drejtuesit politik, i vetmi kriter i përdorur ishte besnikëria ndaj kryetarit. Mund të jetë një nga kriteret , por nuk mund të jetë i vetmi kriter”, tha ai ndër të tjera.

Mënyra si po zhvillohen Primaret në Partinë Demokratike duke se ka lënë shumë të pakënaqur. Përpos largimit të Ferdinand Xhaferrajt, dy demokratë të tjera vendosën që të tërhiqen nga Primaret.

Bëhet fjalë për deputetin Helidon Bushati si dhe për anëtarin e Kryesisë së PD dhe Sekretarin për Diasporën, Indrit Hoxhën.

Next Post
“I shpuan gomat e makinës dhe e qëlluan”, vritet ish-kryetari i Bashkisë

“I shpuan gomat e makinës dhe e qëlluan”, vritet ish-kryetari i Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In