• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka punuar mirë kopili…”/ Komunikimet e biznesmenit me ish-oficerin e policisë pas vrasjes së Gjin Ndojit

by Java News
04/08/2023 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë zbardhur të tjera komunikime nga dosja “Metamorfoza” mes grupit që porositi 4 atentate në vitet 2020-2021. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar dosjen me përgjime. Mes atentateve, ishte edhe ai ndaj Gjin Boriçit (Ndojit), i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave.

Atë e donte të vdekur Ervis Martinaj. Por mes tij dhe Behar Brajoviç (Bajri) është aplikuar “metoda me ndërrim”.

Pra Behar Bajri ka marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Gjin Ndojit.

Pas vrasjes së Gjin Ndojit, Pëllumb Gjoka ka komunikuar me ish-oficerin e policisë, Ardit Hasanbegajn.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja (vrasja e Gjin Ndoj).

Ardrit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?

Ardrit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi por besoj do të nxjerrim diçka.

Pëllumb Gjoka: Lëreni në kollaren e vet.

Disa orë më vonë, Pëllumb Gjoka komunikon sërish Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, “e njihte DD sepse vëllai i këtij ka takuar Dor Dulin”.

Pëllumb Gjoka i shprehet që, “këta të vrasin dhe të vijnë edhe me u pjek”.

Gjoka komunikon edhe me Behar Brajoviç ku i thotë se ka qenë në varrimin e Gjin Ndojit, por atje nuk ishte Dorian Duli. Për këtë të fundit, Behar Bajri interesohej ta vriste.

“Isha në varrim, por ndejtëm larg, vetëm sa i dhamë dorën në fund. Dori nuk ishte”, shprehet ai.

Në varrim kishte qenë edhe Behar Brajoviç.

“Ika tek shtëpia dhe e takova, ndejtëm nja një orë dhe ikëm”, i thotë ai.

Në lidhje operacionin “Metamorfoza” të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.

Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt./m.j

Next Post
Rrëfimi Grenell për arrestimin e Thaçit, Hajdari: Duhet hetim, janë deklarata rrënqethëse. Arrestimi i Goxhajt…!

Rrëfimi Grenell për arrestimin e Thaçit, Hajdari: Duhet hetim, janë deklarata rrënqethëse. Arrestimi i Goxhajt...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In