• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka parë tortura, gruaja: E kam mallkuar fshatin, mos më shkeltë më këmba aty sepse…

by A R
22/11/2020 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonja Trëndafile ishte në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare me kërkesë të zonjës Zana e cila ia ka lëshuar me qira shtëpinë e një të afërmi të saj dhe Trëndafilja nuk ia ka paguar qiranë ende. Zana e ka futur Trëndafilen pa e pyetur pronarin e shtëpisë, ndërkohë që i kërkon lekët Trëndafiles e cila ndodhej mes 4 rrugëve. Edhe pse ka një shtëpi në fshatin Shëngjin të Shëngjergjit dhe një shtëpi në Tiranë, ajo kërkon një dhomë ku të fusë kokën.

Burri dhe djali nuk dëshirojnë që ajo të rrijë më në Tiranë për të kthehet në fshat, ndërsa Trëndafilja është betuar që në atë fshat nuk do shkelë kurrë dhe e ka mallkuar. Ajo ka kujtime shumë të këqija nga ai fshat dhe një ndër to edhe fakti se është kafshuar dy herë nga gjarpri. Djali ka lëshuar me qira shtëpinë në Tiranë dhe ajo jetonte në bodrumin e shtëpisë. Burri dhe djali e nxorrën nga bodrumi me idenë që do kthehej në fshat por Trëndafilja ka varrin e së bijës në Tiranë dhe ajo nuk do lëvizë për asnjë gjë në botë edhe nëse i del kundër bashkëshortit dhe djalit.

Eni Çobani: Pra ti ke dy shtëpi, një në fshat një në Tiranë, po si përfundove tek kjo dhoma?

Trëndafilja: Kam 18 vite që kam ardhur në Tiranë, e kam lënë fshatin, nuk kam shkuar asnjëherë për asnjë dasmë dhe asnjëherë për qejf. Nuk e dua sepse më ka ngrënë dy herë gjarpri një herë tëk baba një herë tek burri. Prej virusit më morën në fshat dhe kam ndejtur 5 muaj izolim aty, piva ilaçet e tensionit për t’i dhënë fund jetës që të mos bëja gjyq me fëmijën dhe burrin.

Unë i thoja do e bëj prap po nuk më dërguat në Tiranë. Ata thonë ku të rrijmë ne do rrish dhe ti, por unë nuk dua të më shkelë këmba në atë fshat. Jam ngritur dhe kam ardhur prap në Tiranë dhe kam fjetur në bodrumin e shtëpisë sime sepse djali katin që jetoja unë me burrin e kishte lëshuar me qira. Në krevatin tim ka futur qiraxhinj. Unë kërkoj thjesht  një dhomë, nuk dua të ndaj burrin se kam 47 vite me të.

Eni Çobani: Si u larguat nga familja dhe erdhët tek kjo zonja?

Trëndafile: Jetoja në bodrumin e shtëpise, djali dhe burri thërrasin policinë dhe më nxjerrin jashtë.

Eni Çobani: Konflikti juaj me burrin dhe djalinë është se ju doni të jetoni në Tiranë dhe ata ju thonë hajde rri në fshat.

Trëndafile: Po.

Eni Çobani: Ti me fshatin ke një fiksim se thua të ha gjarpri.

Trëndafile: Nuk shkoj zonja Eni në fshat, shkoj e shoh vajzën në Tufinë.

Eni Çobani: Pra ju dëshironi të jetoni në Tiranë që të vizitoni dhe vajzën tuaj apo jo?

Trëndafile: Po këtu e kam problemin. Në bodrumin e shtëpisë time erdhi policia më nxorri, unë kam punuar për atë shtëpi.

Eni Çobani: Kush të nxorri nga bodrumi?

Trëndafile: Burri dhe çuni, donin të më merrnin në fshat. Djali më thoshte harroje Tiranën.

Eni Çobani: Nuk e di se si ky burrë dhe djali që dëgjojnë këtë zonjë këtu dhe të mos reagojnë dhe unë jam në pritje të një telefonate nga këta zotërinj për të më thënë që qëndron pretendimi i zonjës apo jo?

Next Post
Rasti Khashoggi, morali i politikës dhe Erdogani si “miku i gazetarëve”

Erdogan i "hakërrohet" Bashkimit Evropian: Mbani premtimet ndaj Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In