• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka njerëz që nuk u ndahet shpirti

by Frrok Çupi
23/02/2021 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

E çmoj Jozefinën, e çmoj se është ajo vetë: Flet keq, s’ta harron inatin, thotë me gojë çfarë i thotë mendja, nuk bëhet lapangjoze për dy lekë, i thotë vetes se është politikane dhe i rri kësaj pune, të vret për Doktorin… Por Jozefina është nga ata pak njerëz që nuk i ndahet shpirti prej një ‘mëngjesi blu’ që mund ta ketë përjetuar një herë të vetme.

Sot kur shpalli kandidatët për deputetë në Tiranë, e pashë Jozefinën si vajzën e çiltër franceze që priste ta përjetonte për herë të dytë ‘mëngjesin blu’. Kë ka në listën e deputetëve për partinë e saj zonja Jozefina Topalli?

Kjo është shumë interesante:

Dy kolonat kryesore ku e mbështet vlerën e kandidatëve, janë këto:

Kolona e parë është modeli Edi Rama.

Kolona e dytë, nostalgjia për Italinë.

Tre nga dhjetë kandidatët e Jozefinës vijnë nga Universiteti i Arteve; janë ose pedagogë, ose punonjës aty rrotull, ose studentë…, boll që të kenë lidhje me ‘Artet’. Këtu Edi Rama ka studiuar, është bërë pedagog, ka zhvilluar më së pari idetë anti- komuniste…, dhe është bërë kryeministër. Duket qartë se kjo pikë nuk i del nga shpirti Jozefinës. Lorenc Radovani, Arben Basha dhe Lek Negri janë përzgjedhur nga ‘Artet’ e Edi Ramës.  Nganjëherë Jozi  thotë edhe ‘Akademia e Arteve’ edhe pse sot quhet ‘Universiteti i Arteve’, por edhe ky gabim merret si hua nga periudha kur ishte Edi në ‘Akademi’.

Kolona e dytë është Italia.

Jozi, fatmirësisht, e ka pasur syrin nga Italia, që në diktaturë. Ndoshta për arsye fetare se në Itali ndodhet Vatikani, por kjo ‘pasqyrë’ i mbeti gjithnjë para syve. ‘Fleino Muzali diplomuar në Padova për shkenca politike…’; Faranceska Memia ka mbaruar gjimnazin në Itali dhe ka lindur në Itali…’; edhe ‘Dionis Agaj po shkollohet në Itali…’ Këta janë kandidatët, të përshkruar fjalë për fjalë kështu. More, le të mos kenë mbaruar shkollë, le të mos i njohë njeri…. Boll që kanë lidhje me Italinë.

Kjo është çfarë thonë se ‘nuk i ndahet shpirti’ Jozefinës. Fatmirësisht nuk i ndahet shpirti nga gjëra të mira, të pa dëmshme, të pa krim…

Se ka të tjerë, si për shembull, Ilir Metës nuk i ndahet shpirti nga idiotësia, as nga e keqja që i bën shtetit e njeriut. Dje e kanë kapur duke u futur fshehurazi nëpër shtëpi në Vlorë, si bandit. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli  ‘Lul komiku…’.

Por ndryshe Jozefina, që ngjall respekt, edhe pse nuk di politikë. Jozefina është si vajza e ‘mëngjesit blu’ që kthehet aty ku ka përjetuar një herë dikur. Vajza franceze, një herë, tek ishte ngjitur me prindërit në mal, përjetoi sekondën e magjishëm të ndarjes së natës me ditën; dhe ishte një ‘tak’ në atë qetësi bote. Sa herë të tjera, bashkë me shoqe tentoi ta përjetojë përsëri, por qe e pamundur. Jozi është si ajo vajzë, ka disa ‘sabahe blu’; për shembull Sali Berishën, Edi Ramën dhe Italinë. Është bukur, sidoqoftë.

Next Post
Kosova/ Rregjistrohen 3 viktima dhe 292 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Kosova në 24 orët e fundit: 4 të vdekur dhe 368 raste të reja me Covid

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Te lumte dora o burre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In