• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka një ‘skap’ që po na kap”/ Aksionet e fundit të SPAK, Rama: Ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar…!

by Java News
03/11/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të PS ka folur edhe për reformën në drejtësi dhe aksionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas Ramës, ajo cfarë është para kohet e fundit me arrestime figurash të profilit të lartë është vetëm fillimi i fundit.

Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se ‘thonë që s’ka drejtësi, por ka një SKAP që po na kap’, ndërsa shtoi se ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar.

Rama u shpreh se me krijimin e SPAK krimi është tkurrur në disa zona të caktuara, ndërsa theksoi se tashmë shteti ka hyrë në revansh për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta të krimit të organizuar është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur, do përfundojnë aty ka  kanë filluar të shkojnë  ata që janë provat e para të gjalla sesi këtu nuk ka asnjë kompromis me krimin e organizuar.

Këtë luftë që e kemi filluar 10 vite më parë do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja ‘bota e nëndheshme’, ata do kenë bishtat e tyre, por jo më mbi dhe, por nën dhe.

Mbitoka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve shqiptarë. Pastaj lufta e shtetit me krimin e organizuar do bëhet me minjtë e nën tokës, por në mexhlise dhe jo deri në fonde publike. Kjo mbase është pak, por një nga gjërat më të sigurta.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është ‘drejtësinë e re e solli Amerika’, tjetri pozicion është ‘s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama’. Të dyja këto janë të pavërteta”, tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe një bisedë me Fatmir Xhafën, i cili i ka kujtuar se reformën në drejtësi e kanë nisur jo në 2013, por shume kohë më parë, kur PS ka qene ne opozitë dhe i ka propozuar qeverise së asaj kohe një pakt për drejtesine.

Rama theksoi se reformen ne drejtesi nuk e ka bërë Amerika, por Partia Socialiste me perkrahjen e aleateve dhe partnereve ndërkombëtarë.

“Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë ku është diskutuar çështja e drejtësisë. E solla emrin e Fatmirit këtu se ai ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po bëjmë me reformën në drejtësi e kemi  nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013, por e kemi nisur shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS, në 2008.

Ka ardhur në pikën që nuk mban me kjo punë. Jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. E para sepse nuk është punë e tyre, në kuptimin që nuk angazhohen hajde ta bëjmë këtë. E dyta, besojeni këtë sepse është një nga arsyet themlore për të qenë krenarë për këtë familje politike. Nëse sot pandëeshkueshmëria nuk është  më mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm kjo ndodh sepse ekziston PS. Askush tjetër. As ata që ishin, as ata që duan të jenë. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në DNA e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëria ka pasur dy forca, një forcë që ka shkatërruar dhe një që ka rindërtuar.

Kur dalin hoq thonë ne e bëmë golin, por nuk na e quajtën. Pra nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, por është PS që bëri reformën në drejtësi”, tha Rama./m.j

Next Post
Asambleja e zgjeruar, Klosi prezanton shtatë shtyllat e platformës së PS: Do parashtrohen në kongres

Asambleja e zgjeruar, Klosi prezanton shtatë shtyllat e platformës së PS: Do parashtrohen në kongres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

July 30, 2026
E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 30, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

“Do të vijoj betejën për Tiranën”, Braçe: Jam gati të garoj me Ogertën, Arbrin apo këdo! Socialistët duhet të zgjedhin…

July 30, 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com