• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asambleja e zgjeruar, Klosi prezanton shtatë shtyllat e platformës së PS: Do parashtrohen në kongres

by Java News
03/11/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në fjalën e tij gjatë asamblesë së PS në Fier, prezantoi shtatë shtyllat kryesore të platformës që do të parashtrohen në Kongresin e PS-së.

“Jemi këtu në këtë takim të zgjeruar të Asamblesë për të prezantuar një pjesë të platformës së energjezimit të PS-së, e cila është ndërtuar nga aktor dhe mbështetës të PS-së. PS vjen në këtë përpjekje 3 pas shumë përpjekjesh dhe fitoresh me Edi Ramën. Nga 9 gara të zhvilluara, 8 ne i kemi fituar, por kjo nuk mjafton. Ne në ADN-në tonë udhëhiqemi për të forcuar punën e partisë, për të krijuar energji të reja brenda strukturave tona, për t’iu përshtatur më mirë zhvillimeve dhe për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Klosi.

“Platforma jonë është e ndërtuar në 7 shtylla kryesore. Së pari, qëndron riorganizimi dhe rienergjizimi i strukturës tonë organizative. PS si asnjë parti tjetër në vend, ka një strukturë të mirëorganizuar me shtrirje të gjerë në çdo skaj të vendit. Strukturën tonë klasike organizatën bazë, këshillat zonalë dhe Asamblenë Socialiste të Bashkive, ne nuk duam ta ndryshojë. Por këto vite na kanë treguar se ne duhet punojmë fort me organizatën tonë bazë, pasi kështu përmirësojmë të gjithë strukturën tonë bazë. Kjo për të njohur më mirë shqetësimet e komunitetit dhe për të përçuar më e mirë e shqetësimet dhe problemet e komunitetit tek strukturat tonë të larta”, theksoi ai.

Klosi tha se në këtë kuadër do t’i propozohetKongresit që të fillojë të angazhojë të gjithë kryetarët zonalë. “Për herë të parë duam t’i propozojmë Kongresit që kjo punë të jetë e monitoruar e vlerësuar dhe titullarët apo anëtarët e asamblesë të jenë dhe ata të monitoruar.”

“Tashmë kemi dhe një platformë digjitale që mundëson monitorimin e gjithë hierarkisë së partisë, për të pasur më pas një analizë në asamble dhe në kongres ku ata që nuk zbatojnë këto detyra të mos jenë pjesë e kësaj strukture”, u shpreh Klosi.

Klosi tha se përmes prurjeve të reja, me të rinj ne synojmë të përmirësojmë organizatën bazë të partisë dhe për këtë në shtyllën e dytë për anëtarësimet e reja kemi menduar tre mundësi të reja anëtarësimesh. Së pari duhet t’i kthehemi anëtarësimeve të reja në familjen socialiste.

“Në filozofinë tonë funksionojnë anëtarësimet e reja, por nuk mjafton kjo duke bërë fushata anëtarësimi. Ne synojmë të kemi 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë socialiste, ku të jenë një grua, një i ri dhe dy të tjerët faktor të territorit, ne ia dalim”, vijoi ai.

Klosi deklaroi se forumet e partisë duhet të zhvillojnë takime të përjavëshme apo përmuajshme për të dëgjuar problematikat e qytetarëve, pasi zgjedhjet vijnë shumë shpejt.

Gjithashtu, tha gjatë fjalës së tij Kosi, “nuk mund të organizohemi vetëm në kohë fushate. Duhet të organizohemi një herë, dy herë në javë apo muaj, duhet të kemi takime të shpeshta për ndarë problematikat dhe për të dëgjuar qytetarët. Nuk mund të organizohemi vetëm për zgjedhje, zgjedhjet vijnë shumë shpejt”.

Sipas tij, duhet një organizim në vazhdim dhe duhet që të gjithë të jenë gati për të qenë në një zë. “Duhet të jenë gati të gjithë, specialistë të rrjeteve sociale, specialistë të komunikimit, specialistë të gjitha fushave”, tha Klosi. “Kryeministri do të prezantojë vizionin Shqipëria 2030″, vijoi Klosi.

Next Post
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Spahiu: Berisha qesharak! Nuk frikësohet Amerika me 10 karrige të thyera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com