• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka mbaruar ndeshja, Doktor!

by Dritan Hila
18/04/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sot nuk mund të rrinim pa diskutuar fushatën e hapjes së ditës së shtunë të koalicionit të Berishës dhe Metës. Gjithçka ishte përtej pritshmërive në sensin negativ, nuk pritej të ishte ndonjë miting i madh, sepse dhe herë të tjera e ka treguar që nuk ka funksionuar. Aq më tepër mbas mitingjeve të vazhdueshme kur kërkoi formimin e një partie politike të re ose të mbante premtimin e PD, që të rrëzonte Ramën. Koha tregoi që nuk e rrëzon dot Ramën, koha tregoi që nuk është më ai i pari, ose më saktw nuk ka evoluar fare, ka mbetur ai i pari. Me të njëjtën ideologji dhe teknikë, mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe mesa duket këtë vetëm Berisha nuk e kupton.

Berisha e humbi shansin e madh të largohej në 2013 mendoi që po bënte shejtan- budallain duke ndenjur brenda PD dhe duke komanduar PD-në, duke lënë Lulzim Bashën, por harroi që ai ishte çiraku dhe nuk ja hidhte dot mjeshtrave që ishin amerikanët, ata që edhe i kishin mësuar zanatin. Aq më tëpër e mjerueshme bëhet pamja e Sali Berishës kur shikon stadiumin pothuajse bosh. Kjo kuptohet nëse ata që e kishin mbushur ishin përfaqësues të LSI-së apo ishin ata të PD që mendonin se duhej Berisha të hiqte Lulin, sepse këta nuk e hiqnin vetë, mirëpo Berisha nuk mbajti premtimin të ikte dhe vetë. Mirëpo ky koalicion ka një problem të madh, mungesa e besueshmërisë, mospasja e SHBA-ve në krah.

Ardhja një ditë para e Escobar, deklaratat e tij pa pikën e diplomacisë, padyshim që kanë pasur efekt në ndjekësit e foltores. Padyshim që ja ka dalë të bëjë esëll edhe një pjesë të mirë të atyre që e ndiqnin mbrapa Berishën me shpresën se mund të ndryshojë. Pamja e nxirë e Ilir Metës kur doli nga takimi tregon që bisedimet nuk kanë qenë fort të buta, ose pa ton të ashpër nga ana Escobarit. E vërtetë që në sytë e opinionit publik dalja e Metës nga takimi me Escobar është një lloj oksigjeni sa i përket asaj që ‘shiko se nuk jam njësoj si Sali Berisha’.

Mirëpo pamja e zymtë pas takimit tregonte që aty nuk kishte diskutuar për gjëra të ëmbla, por për gjëra të hidhura. Ne jemi në një situatë ku opozita i ka kuotat më të ulëta se kurrë dhe ajo që bie në sy është rënia e popullaritetit të Berishës. Berisha sa vjen e po mblidhet dhe po tkurret. Tashmë është një hije e vetvetes, është një personazh që avash avash rrezikon të kthehet dhe qesharak. Kemi zgjedhjet lokale por mos harrojmë që një pjesë të madhe të votave të koalicionit do ta ketë dhe Ilir Meta, kështu që e vështirë nëse do të bërtasë ‘fitore’.

Më pas vijnë zgjedhjet e përgjithshme ku padyshim do harxhohen të gjitha bateritë. Por mendoj se Sali Berisha do shkojë shumë i lodhur në zgjedhjet politike, nëse do t’ i arrijë zgjedhjet politike, sepse përllogaritjet janë se do dalë shumë keq edhe në këto zgjedhje. Do kenë rëndësi përqindja e votave që do marri por kjo përqindje nuk është fortë domethënëse duke përllogaritur që ka peshën e vet dhe vota për kandidatët. Ajo që është evidente është sepse kjo betejë po konceptohet si betejë politike, jo më kotë ne shohim udhëheqësit kryesorë Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe nuk shohim fare kandidatët që do jenë konkurrentë.

Për Berishën kjo është periudhë jetë a vdekje dhe Rama e ka pranuar këtë zgjedhje dhe nuk do duhet deri për zgjedhjet e përgjithshme që ta kuptojë populli sepse analistët e kanë kuptuar që fati i Sali Berishës tashmë është i vulosur. Ndeshja e tij politike, ndeshja e tij e jetës ka mbaruar në një stadium të zbrazur. Një fat që ai e kërkoi dhe e ndërtoi vetë. Pavarësisht se jeta i dha shumë mundësi ai u kujdes që të gjitha t’i shkatërronte dhe të linte në fund të historisë së tij një emër shumë të keq.

Next Post
Dënimin e vendos gjykata/ Në Itali do t’i bëhet gjyq ariut, sulmoi për vdekje atletin 26-vjeçar

Dënimin e vendos gjykata/ Në Itali do t'i bëhet gjyq ariut, sulmoi për vdekje atletin 26-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com