• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“A ka kthim pas…?” Nëna e 20-vjeçarit rrëfen momentet e fundit të tij

by A R
10/07/2017 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e 20-vjeçarit Eneo Ferko, i cili u vetëflijua për dashurinë, bën fajtore vajzën që ai donte për vdekjen e të birit. Aida Ferko rrëfen si u njoh nëpërmjet rrjetit social “Facebook” djali i saj me 17-vjeçaren nga Peqini, deri te rrëmbimi i saj e më tej “martesa” në Polici, shkruan “Panorama”.

Sipas saj, më tej nisën problemet mes tyre, deri sa vajzën, e cila mesa duket kishte lajmëruar familjarët, erdhën dhe e morën njerëzit e saj në banesën e marrë me qira prej Eneos. Aidës nuk i janë tharë lotët teksa rrëfen se kishte gjetur mesazhe të ditëve të fundit, ku sipas saj 17-vjeçarja e nxiste të birin t’i jepte fund jetës. Teksa Eneo i thoshte se e donte dhe se jepte jetën për të, ajo i kthente SMS: “Hë bëhu burrë, vdis dhe na trego se e jep jetën”. Nëna e të riut rrëfen edhe momentet e fundit të të birit në spital, se ai ishte penduar për helmin e pirë, por kur nuk kishte më kthim pas.

Aida, si ndodhi ngjarja? Ku ishit kur ndodhi?

Ishte ora 13:15, kur djali erdhi në shtëpi. Atë ditë nuk kishte shkuar në punë se më tha ndihej si i lodhur. Unë kur erdha rreth orës 12:30 nga puna, iu luta të shkonte të paguante energjinë elektrike se kishim dy muaj pa paguar dhe s’doja të shtohej kamata. I dhashë 50 mijë lekë (të vjetër) dhe faturat, dhe ai nuk bëri zë, shkoi. Nuk kaloi shumë, pas 40 minutash, djali erdhi. I kishte paguar. Erdhi dhe hyri në dhomë. Meqenëse ishte drekë dhe unë ndihesha e lodhur, i thashë të flinte edhe ai edhe vëllai i tij. Unë me djalin e vogël u shtrimë në kuzhinë. Nuk kaluan as dy minuta dhe Eneo më thirri të vija në dhomën e tij. Unë realisht i thashë ‘po ty s’të vjen turp, mami më e madhe të vijë te ty’, por ai këmbënguli që të shkoja. M’u lut prapë dhe unë u ngrita dhe shkova. Kur shkova, e gjeta gjysmë të zhveshur, kishte hequr bluzën dhe ishte shtrirë përmbys mbi divan. I kërkova t’më tregonte pse më thirri, ai pa e ngritur kokën, më tha “E bëra!”. E bindur që nuk e kisha dëgjuar qartë, e pyeta edhe një herë, por ai u kthye me fytyrën gjysmë nga unë dhe ma konfirmoi prapë që e kishte bërë një gjë. “Piva fostoksinë”, më tha.

Si vepruat ju, menduat se ishte një shaka?

Fillimisht i thashë të mos tallej me mamin, por ai më tha
t’i fusja dorën në xhepin pas të pantallonave dhe unë me të shpejtë e futa dorën dhe i gjeta një fishek me fostoskinë. U çmenda… E pyeta edhe një herë si e kishte pirë e kur e kishte pirë. Më tha se kishte pirë një kokërr, kur ishte duke u kthyer nga pagesa e energjisë.

Më tej?

S’dija se çfarë po bëja. E humba mendjen fare. Nuk u mora me djalin, por po merresha me helmin. I hodha në lavaman dhe doja me çdo kusht t’i shkrija në ujë, por ato nuk shkrinin. I mblodha shpejt me një qese dhe i futa thellë nëpër qese mbeturinash. S’di pse humbja kohë, por më dukej sikur do ta ruaja që të mos pinte të tjera. Nuk mendoja kurrë që gjëma ishte bërë me një kokërr. Nuk e besoja kurrë.

Po pse nuk kërkove ndihmën e spitalit?

Nuk e di. Nuk e kërkova. E mora djalin për krahu dhe ecëm në këmbë deri në spital. Iknim të dy bashkë dhe ai ecte normalisht.

Çfarë të tha rrugës djali?

Asgjë. Nuk flisnim. Vetëm se unë ecja me nxitim dhe ai në krahun tim, por me nxitim. Kur vajtëm afër spitalit, i ndjeva aromën e helmit. I doli një si duhmë nga goja dhe aty u trondita shumë. E pyeta se si ishte dhe më tha se ndihej i lodhur e po i vinte gjumë. E mbajta për krahu në ato pak metra dhe arritëm në spital. Te dera i thashë rojës që djali më kishte pirë fostoksinë. Ai alarmoi të gjithë spitalin dhe erdhën me vrap mjekë e infermierë t’i jepnin ndihmë.

Çfarë të thanë mjekët? Në çfarë gjendjeje ishte djali?

Po mua nuk më dhanë detaje në fillim. Edhe unë sikur u ngroha kur pashë shërbimin e mjekëve në grup. Besova që djali ia hodhi. Më vonë mjeku tha se do ta fusnin në oksigjen dhe kjo më trembi. E çuan në reanimacion dhe më tha mjeku se do prisnim 6 orë, dhe kur e pyeta po pas 6 orësh, ai m’u përgjigj, pastaj do të presim 12 orë, por më kërkoi që të sillja në spital të afërmit e mi, duke më paralajmëruar që gjendja ishte kritike. Kërkuan babanë e djalit, por unë s’i kisha kontaktet që pas ndarjes dhe nuk e di si e lajmëruan. Por më shpejt erdhi vëllai im dhe motra ime, të cilëve mjeku u tha se djali nuk shpëton, vetëm nëse Zoti bënte mrekulli…

Kërkove ndihmë më të specializuar, ta nisnin për Tiranë?

Jo. Të tëra po i bëheshin këtu. Unë mbaja sytë nga aparati i zemrës dhe i lutesha Zotit për mrekullinë. Doja të më merrte mua në vend të djalit…

Gjatë kohës që ishte në spital, qe në gjendje të fliste? A të tha Eneo pse e bëri? Fliste, gjithë kohës, fliste. Bisedonte, por asnjëherë nuk më tha pse e bëri dhe nuk e pyeta pse e bëri. Vetëm kur erdhi motra ime, e pyeti jo në praninë time dhe ai i kish thënë se “ishte shumë ngjarje e komplikuar për ta shpjeguar” dhe motra nuk kish folur më tej.

Shfaqi shenja pendese?

Po. Kishte shumë dhimbje, aq sa i bënë morfinë se po i shkatërronte helmi të gjitha organet jetësore. Ai ma merrte dorën time dhe me të fërkonte ngadalë stomakun, aty ku ndjente dhimbje më të forta. Në një moment, pyeti mjekun nëse kishte kthim pas dhe mjeku i tha se do të kishte patjetër. Kjo e qetësoi. Nuk donte të vdiste. U pendua që e bëri, por ishte vonë…

Po i ati erdhi? Folën?

Po. U lajmërua nga ora 16:00 dhe erdhi rreth orës 02:00, pak para se të vdiste djali, por Eneo nuk deshi ta takonte, madje e pyeti se kush ishte, që t’i linte të kuptonte që ai nuk ekzistonte për të. Ndërsa mua më thoshte gjithë kohës se më donte shumë. Më puthte duart dhe derisa ishte mirë fliste biseda të ndryshme. Pak para se të jepte frymën e fundit, m’u duk se foli përçart. S’e di. Më kërkoi t’i bëja gati rrobat e bardha e ta çoja në qytetin e ri. Kaq foli. Diçka belbëzoi më pas, por s’e kuptova. Mori tri herë frymë mbyturazi dhe më vdiq me dorën te dora ime. Meqë një orë më parë, kur i ranë rrahjet e zemrës fare dhe unë ulërita fort, e ai u kthye në jetë, shpresova që po ta bëja prapë, ai do kthehej. Ulërija fort, por asgjë e tillë s’u përsërit më.

Eneo e bëri gjithë këtë për një vajzë. Cila ishte ajo dhe çfarë ishte për Eneon?

Ajo ishte një 17-vjeçare nga Peqini, me të cilën u njoh në Facebook në muajin janar. Duke qenë se fëmijët e mi janë rritur me shumë halle për shkak të problemeve që ne prindërit e tyre kemi pasur sa ishim bashkë e pastaj ndarja jonë, djemtë ishin të palumtur. Ishte rritur mes dhimbjes. Dhe unë vura re që gjatë kohës që fliste me të, djali po çelej. Ishte i lumtur, gëzonte. Dhe kur më tha që fliste me një vajzë, nuk i thashë asgjë. U gëzova që ajo po ma bënte të lumtur djalin.

Sa kohë vazhduan kështu në komunikim dhe kur u takuan?

U njohën në janar dhe më 3 mars kishin lënë takim. Do të pinin kafe. Unë nuk dija gjë. Kishte ikur ta takonte. Vetëm kur erdhi më tregoi që e kishte takuar, ndërsa djali i vogël më tha që ishte bërë gjithë baltë nga trupi djali, gjithë rrobat. Nuk i thashë asgjë, por dyshova se mund ta kenë rrahur njerëzit e saj. S’më tregoi asgjë dhe nuk e pyeta kurrë. Por rrobat ishin gjithë baltë.

Çfarë ndodhi më tej me vajzën? E njohe ti? U takua djali prapë me të?

Jo. Pas një jave djali kishte ikur prapë, pa më thënë, dhe kishte shkuar dhe e kishte marrë vajzën. S’e di se si vendosi ta marrë, por kishin ikur të dy atë natë. Prita të vinte në shtëpi, por nuk erdhi dhe telefonin e kishte mbyllur. Të nesërmen prisja me gjak të ngrirë ndonjë lajm prej tij. Kisha frikë ngaqë dyshoja te rrahja para një jave. Kur prisja telefonatë nga djali, më mori policia e Fierit dhe më tha të shkoja në komisariat. Vajta atje e mora vesh që djali e kishte marrë vajzën dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në Peqin, ngaqë ajo ishte e mitur. Unë s’dija asgjë.

Po djali a erdhi? Si u lidhe me të?

Erdhën ata të dy. Vajza kishte marrë rrobat me vete dhe para për të cilat tha se ia kishte dhënë e ëma. Megjithatë, shkuam pas dy ditësh në polici edhe prindërit e saj dhe ne dhe deklaruam që vajza iku vetë e ne do ta mbanim për nuse. U bë fakt i kryer ky muhabet. Aty në polici u vendos.

E morët nuse në shtëpi pastaj?

Po, po. Dhe ajo filloi punë me ne në fabrikën e këpucëve. Por nuk punonte dot. Ishte e vogël dhe llastohej. Pastaj filloi problemet. Sillej keq me mua e me djalin. Pas javës së parë ajo ishte krejt tjetër njeri, aq sa e detyroi djalin të ikte pas 3 javësh nga unë e të merrte shtëpi me qira më vete.

Po atje patën probleme si çift?

S’e di. Djalin ajo s’e lejonte të fliste me mua. As në telefon, as më takonte. Mora vesh nga të tjerët që ajo kishte ikur tek i ati dhe ai kishte ikur në Itali te njerëzit e saj dhe të mitë për të gjetur punë. Atje kishte qëndruar vetëm një javë dhe ishte kthyer sepse ajo i kishte thënë se ishte shtatzënë dhe se e kishte rrahur i ati. Ky kishte shkuar ta marrë vajzën dhe u kishte thënë atyre që ajo ishte nusja e tij dhe askush s’duhej ta prekte. Kur kishin ardhur në shtëpi sërish, nuk kishin pasur me se të jetonin se ky humbi edhe punën te këpucët. Ata ishin kthyer në shtëpi rreth datës 28 maj. Qëndruan vetëm katër ditë bashkë. Ditën e katërt, Eneo shkoi se rigjeti një punë, në fakt unë ia gjeta dhe e lajmërova nëpërmjet motrës sime se mua s’ma hapte telefonin. Kur ishte kthyer djali nga puna, në shtëpi i erdhi i ati i vajzës me një nip dhe ia morën vajzën. Pa asnjë arsye. Ky kishte qarë e u ishte lutur, por ata ikën.

Pra, ajo iku në datën 1 qershor. Ju si e morët vesh kur nuk flisnit fare me djalin?

Eneo më mori vetë në telefon. Sapo ajo i kishte ikur, djali më mori në telefon e më kërkoi ta takoj e unë e ftova në shtëpi. Kur erdhi këtu, vetëm qante pa pushim. Ishte i dërrmuar plotësisht. Nuk kishte pasur asnjë faj dhe s’dinte pse ajo kishte njoftuar njerëzit ta merrnin. Ishte i dashuruar djali pas saj. Çmendej. I fola, e ngushëllova, madje i thashë më mirë do ishte se ishte i ri e kishte jetën para dhe sikur u qetësua. Që nga ajo ditë erdhi jetoi tek unë djali dhe nuk vija re ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Nuk e pyesja për të, sepse nuk doja t’ia kujtoja se mos lëndohej. Eneo i ka dërguar edhe një video vajzës teksa piu fostoksinën…

Ishin rilidhur ata ditët e fundit, të tha gjë djali?

Jo, s’më tha asgjë. Kur ndodhi kjo, ne i hapëm telefonin dhe pamë që kishte tri ditë që kishte rifilluar lidhjen me të. Kishin filluar të flisnin dhe ky kishte bërë një video kur kishte pirë fostoksinën e që ta bindte vajzën, ia kishte nisur e ajo qeshte. Tallej, e nxiste dhe i thoshte se nuk ishte nga ata burra ai që të vdiste.

A keni një apel ju si nënë në lidhje me këtë ngjarje?

Dua të veprojë ligji. Dua drejtësi. Ajo vajzë është shkaktarja që ma nxiti djalin drejt vetëvrasjes. I thoshte në mesazhe “hë bëje ore, vdis, je burrë apo s’je”, por këto ishin të shpeshta. Ai i thoshte se jepte jetën për të dhe ajo i thoshte “po hë, jepe që ta shohim”… Prandaj shteti të marrë masa dhe të ma çojë shpirtin në vend. Ajo vajzë është autorja e vrasjes, sepse e nxiste në çdo mesazh që i dërgonte. Policia i ka të gjitha, video, SMS e mesazhe me zë që ajo i niste, ku e fyente dhe keqtrajtonte brutalisht djalin.

Next Post
Balla: Zoti dëshmitar mbaroi seanca, dilni jashtë! Berisha: Jo! Do flas me gazetarët!

Berisha ka hallin e hetimeve në Pragë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In