• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka halle PDK…

by Enver Robelli
19/01/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli/

Ka halle PDK. Partia Demokratike e Kosovës. Projekti për ndarjen e Kosovës s’po ecën sipas planit. Madje as Vladimir Putini nuk e përkrahu dje gjatë vizitës në Serbi. Pak a shumë tha se u takon Serbisë e Kosovës të merren vesh.

Nuk dihet kush është kryetar i PDK-së: ky që është zgjedhur apo ai që është president i Kosovës? Ky që është zgjedhur e ka problem të artikulojë një mendim të kuptueshëm. Ai që është zgjedhur president dikur kishte një ëndërr (anëtarësimin e Kosovës në BE), tani ka ëndrra të tjera.

Të papriturat nga Gjykata Speciale po shkaktojnë tensione të mëdha brenda PDK-së. Kjo qeveri, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga PDK, është ndër më të dobëtat e pasluftës. Sa më shumë që po rritet numri i zëvendësministrave, aq më shumë po bie numri i njohjeve të Kosovës nga shtete të tjera.

Qe 10 vjet PDK premton heqjen e vizave. Dhe kjo pritje ka edhe këtë arsye: 10 për qind e tenderit të pasaportave biometrike është fshirë nga njerëz të PDK-së. Ky është një shembull nga shumë të tjerë të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit të parasë publike.

Drejtësia është e kapur. Policia po ashtu. Zhvillimi ekonomik është gati inekzistent. Kosova importon gati çdo gjë (përfshirë hudhrat dhe shkopinjtë për dëlirjen e dhëmbëve). Kosova eksporton kryesisht hekurishte të vjetra. Asnjë investim i madh nga shtetet perëndimore nuk është bërë. Ndërtimi i autostradave nga buxheti i varfër nuk është investim, sepse financohet nga qytetarët e Kosovës.

Sistemi arsimor dhe shëndetësor janë në gjendje të rëndë. Kush sëmuret, vrapon në Shkup. Kur gjendja është më serioze, ëndrra e çdo pacienti kosovar është të trajtohet në Perëndim ose në Turqi.

Kush arrin të mësojë diçka të vlefshme në shkollat kosovare, bën plane për ikje nga Kosova. Mjafton të shikohet numri i mjekëve që ia kanë kthyer shpinën Kosovës. Janë me mijëra. Shumica kanë gjetur punë në Gjermani.

20 vjet keqqeverisje e plaçkitje këtë çmim kanë: Europa nuk i heq vizat, sepse frikësohet se mbi 100 mijë të rinj do të vërshojnë Europën si refugjatë ekonomikë. Shifrat flasin në mënyrë brutale.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në vendet e Schengenit në vitin 2015 ishte 72’480 persona; në vitin 2016 – 11’675 persona; në vitin 2017 – 7410 persona (prej tyre 44,4 për qind në Francë, 31,7 për qind në Gjermani, 8 për qind në Itali).

Refugjatë të kthyer: 18’789 në vitin 2015 (prej tyre 9749 vullnetarisht, 9040 me forcë); 13’030 në vitin 2016 (prej tyre 6511 vullnetarisht, 6519 me forcë); 4509 në vitin 2017 (prej tyre 1886 vullnetarisht, 2623 me forcë). Migrimi legal: 2015 – 19’258 persona; 2016 – 21’007 persona; 2017 – 25’937 persona.

Me këtë trashëgimi PDK nuk i fiton zgjedhjet. Kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit. Kur e hetoi rrezikun e disfatës kolosale, kryetari i PDK-së i frikësuar shkoi e u rehatua në prehrin e kryetarit të AAK-së, të cilit ia fali pozitën e kryeministrit. Tash PDK-në e ka kapur paniku: nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rreziku i humbjes është i madh.

Andaj PDK sulmon në të gjitha drejtimet, sepse kësaj partie s’po i besojnë më as anëtarët e saj më të zjarrtë. Në situata të tilla në shënjestër vihet sidomos LDK. Kufij etikë eksponentët e PDK-së nuk kanë: në kacafytjet verbale përmendet paraliza (një aludim perfid në gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së). Kush është kundër një aleance të re të LDK-së me PDK-në quhet pioniere e Albin Kurtit.

Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte një zhvillim i mirëseardhur për PDK-në. Tani shigjetat e PDK-së janë drejtuar ndaj LDK-së. Një ndarje e re e saj për PDK-në do të ishte më shumë se një fitore në loto. Një fitore batakçiu. Megjithatë, nuk duhet pasur keqardhje për LDK-në.

Ajo, në fund të fundit, në këtë derexhe e ka sjellë veten me vendimet e forumeve të saj. Pavendosmëria është e meta më e madhe e kësaj partie. Kur është në opozitë, mallkon PDK-në; kur vjen në pushtet, ankohet se PDK, ndonëse partnere në koalicion, i bën kurthe LDK-së në bashkëpunim me opozitën militante. Me siguri shumëkujt i kujtohet sa lojën teatrale e pati luajtur kryetari i AAK-së në Kuvend e rreth Kuvendit kur debatohej ashpër mbi demarkacionin me Malin e Zi.

Ra qeveria, u harrua demarkacioni. Në të vërtetë u miratua siç e kishte dizajnuar koalicioni LDK-PDK. Më shpejt shkrihen parimet në politikën e Kosovës se bora nën rrezet e forta të diellit. Në këtë aspekt edhe LDK ka qenë shpesh fleksible. Neveritshëm fleksible.

LDK ia plotësoi ëndrrën kryetarit të tanishëm të PDK-së që të bëhet shef i parlamentit. LDK ia plotësoi ëndrrën kryetarit shumëvjeçar (dhe faktik) të PDK-së që bëhet president i Kosovës. Një parti që pajtohet me rolin e realizueses së ëndrrave të të tjerëve, nuk ka kërkesa të mëdha as për veten, as për Kosovën.

Next Post
Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka dhe lidhjen me realitetin

Shikon në ëndërr sikur pret flokët? Zbulo kuptimin që ka dhe lidhjen me realitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com