• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

by E B
26/06/2026 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta që prej 26 ditësh zhvillohet në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe Sazan nuk është më thjesht një reagim qytetar apo mjedisor. Të paktën kështu e sheh analisti Ruel Domi, i cili argumenton se ajo është shndërruar në një lëvizje me ngarkesë të madhe politike dhe gjeopolitike, ku, sipas tij, janë përfshirë shumë faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV me gazetarin Emal Qori, Domi tha se protesta ka kaluar prej kohësh kufijtë e kundërshtimit të një projekti turistik dhe është kthyer në një kauzë të pastër kundër investimit amerikan.

“Nuk mund të shkatërrojmë Shqipërinë që të ikë Edi Rama. E gjithë protesta është e stisur nga faktorë që nuk e duan Shqipërinë. Kjo protestë nisi për një investim amerikan, krejt papritur e pa kujtuar. Sektet pjesëmarrëse, marksistët, sovranistët, komunistët janë antiamerikanë. Kjo është protestë antiamerikane. Ka edhe elementë të Vetëvendosjes të Albin Kurtit, një antiamerikan i thekur. Kjo protestë nisi për një arsye idiote”, deklaroi ai.

Për më tepër, sipas tij, kërkesa për një qeveri teknike e artikuluar në protestë, në këtë moment është e gabuar, pasi Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian.

“Të kërkosh qeveri teknike tani është e dëmshme për Shqipërinë. Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE. Ka marrë notë pozitive në IBAR dhe nuk ka nevojë për destabilitet të shtuar. Pikërisht tani ngrihen njerëzit dhe ka logjikë që këtu ka njerëz që nuk ia duan Shqipërisë të mirën dhe përdorin mllefin e njerëzve për të goditur qeverinë dhe shqiptarët. Më shumë elementë antiamerikanë se kësaj here nuk ka pasur asnjëherë”, tha Domi.

Në analizën e tij, Domi u ndal edhe te figurat që janë bërë pjesë e protestës, duke përmendur Arlind Qorin dhe Dritan Goxhajn, për të cilët tha se po paraqiten si mbrojtës të vendit nga “imperializmi amerikan”.

“Nuk ka projekt. Nuk mund të ngrihen pupthi për të mbrojtur pelikanët kaçurrelë, kur në këtë vend në 35 vjet është bërë batërdi me pronat dhe nuk kanë ngritur kurrë zërin. Vjen investitori amerikan dhe Arlind Qori e Dritan Goxhaj, heronjtë sovranistë, dalin për të na mbrojtur nga imperializmi amerikan. Të lutem!”, u shpreh ai.

Domi e mbylli analizën duke ngulur këmbë se protesta ka humbur karakterin e saj dhe është kthyer në një përplasje që nuk i shërben interesave të Shqipërisë.

Next Post
Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com