• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka ende një hon mes rekomandimit dhe hapjes së negociatave

by Ben Andoni
11/11/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka ende një hon mes rekomandimit dhe hapjes së negociatave me BE-në. Kush dyshon për këtë le të kujtojë rastin e Maqedonisë, që prej vitesh mban rekomandimin, por që s’i afrohet dot derës së madhe të hapjes së negociatave, asaj që sot e kanë përshkruar serbët me malazezët.

Gjithsesi, lajmi për rekomandimin e hapjes së negociatave me BE-në në Shqipëri është një ogur i mirë edhe pse ka kaluar me shumë zhurmë në Shqipëri. Finishi duhet të jetë gati një vit më vonë, kur do të vendoset realisht nëse do të vuloset apo jo nisja e negociatave.

Përpara presin dy pengesa jashtë normales. E para është implementimi i Reformës në Drejtësi, pra kokat e prera të të korruptuarve dhe e dyta standardi i zgjedhjeve.

Shqipëria, vërtetë e ka marrë rekomandimin, porse rruga përcillet  me disa kushtëzime, për të cilat vendet anëtare të BE-së do të derdhin të gjithë shqetësimet dhe mëdyshjet e tyre, por edhe problemet bilaterale me vendin tonë. Tek ne, mungesa totale e kulturës administrative dhe e dijenisë së funksionimit të BE-së, i bën njerëzit që të mos e kuptojnë realisht se deri më tani thjesht është bërë një rekomandim, porse vendimi do edhe një vit të realizohet, nëse gjërat do shkojnë sipas parashikimit entuziast të qeverisë Rama.

Pikërisht këtë diferencë, të dy stadeve të aderimit në BE, e që e dinë shumë mirë pushtetarët e shfrytëzojnë t’i përvishen njëri-tjetrit. Ndërkohë shqiptarët për shkak të mospërditësimit të kulturës institucionale nuk e dinë ose më mirë e kanë harruar se procesi i zgjerimit nuk është më prioritet evropian paçka se po vazhdon dhe vetëm dy vjet më vonë do të ketë një takim vlerësimi të hapave të Ballkanit Perëndimor për këtë qëllim.

Në fakt, ka pak lajme të mira në rajon, por që nuk ngrenë peshë për ne. Veç sinjalit të hapjes së negociatave është edhe fakti se këtë vit ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Po ndërkohë Serbët, që e bënë lëmsh Ballkanin, kanë hapur kapituj të rëndësishëm në procesin e negociatave, kurse Mali i Zi po ashtu jo vetëm ka hapur por edhe ka mbyllur disa kapituj me Komisionin Evropian.

Paçka se ku po shkojnë dy fqinjët e afërt, ne mund t’i gëzohemi vetëm faktit, nëse është e drejtë kjo fjalë, që Maqedonia për shkak të amullisë së saj po mbetet pas edhe pse ka status rekomandimi e po ashtu Bosnja mbetet me problematikën e saj të madhe.

Për hir të së vërtetës, Shqipëria po tregon të paktën publikisht dhe ndërkombëtarisht progres. Nëse nuk do të ishte edhe lufta e madhe verbale stërmunduese, pushtet-opozitë, duket se Brukseli nuk kish pse të mos ishte e kënaqur me gatishmërinë e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar, paçka se në shumë raste ajo që referohet tregon se trafikantët e drogës kanë lidhje me vetë shtetin!

Kjo e bën vendimin e Brukselit për rekomandimin që të të zgjojë pasi tani vjen pjesa më e vështirë, mu ajo që lidhet me politikanët e lartë në burg, ose ndryshe që do të thotë implementimi i kushtit kryesor të Reformës në Drejtësi.

Pasi, nëse pas hekurave nuk do përfundojnë disa të fortë, politikanë, prokurorë, gjykatës, atëherë certifikimi final i hapjes së negociatave do të mungojë sërish.

Ndërsa, një element tjetër lidhet me listat zgjedhore që do prezantojnë partitë, pra deri ku do të shkojë pastërtia e Reformës Zgjedhore sa i përket kriminalizimit. Ajo do jetë elementi i dytë që do të flasë shumë për Shqipërinë, madje me fajtor jo thjesht mazhorancën por të gjithë faktorin politik.

Si përfundim, problemi do të jetë nëse qeveria do të arrijë të jetë modeste dhe do të thotë se asgjë nuk është arritur porse na është hapur vetëm një derë, kurse dera e madhe është ende e mbyllur.

Në këtë stad, të mos harrojmë se Shqipëria ka qenë dhe me qeverinë Berisha. Anipse kur shikon parlamentin shqiptar të kap frika nga retorikat dhe batutat dhe kupton se kushtëzimi nuk do kalohet nga vetë shqiptarët e politikës që realisht duket se nuk e duan.

E nëse do të vazhdojë kështu: do të katandisemi si Maqedonia që e mban në sirtar rekomandimin prej vitesh pa konkluduar dot të kalojë derën e negociatave. Sepse nëse nuk e kemi kuptuar ende: diferenca mes rekomandimit dhe vendimit është shumë e shumë e madhe. (Javanews)

Next Post
Zbulohet ditari i Astrit Deharit, ja çfarë shkruante aktivisti në burg

Zbulohet ditari i Astrit Deharit, ja çfarë shkruante aktivisti në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

May 27, 2026
Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

May 27, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

May 27, 2026
Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Zhvillime të reja në PD, çfarë pritet të ndodhë sot në orën 19:00?

May 27, 2026
Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

May 27, 2026
Meka dhe Arnautët

Meka dhe Arnautët

May 27, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Gjuha qesh dhe bën ironi

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In