• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka ardhur koha që të largoheni, mjaft më!

by Mustafa Nano
23/05/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Po e nis monologun për sonte më një pyetje që po ua bëj juve. Çfarë keni bërë mbrëmë(të enjten) pas orës 09:00? Keni parë televizor? Nëse po dhe me siguri që po, atëherë jeni gjendur pa vullnetin tuaj në një dhunë televizive të paparë. Edi Rama, Sali Berisha dhe familja Meta, Lulzim Basha i shkretë nuk ekziston fare në këtë dynja. Rama, Berisha dhe Meta, madje edhe Kryemadhi, por po e lë mënjanë për ti bërë shoqëri Bashës këta kanë qenë mbrëmë në studiot televizive të vendit. Dhe secili prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë dhe kjo ka qenë një dhunë psikologjike, sipas meje e ngjashme me atë policore.

Unë duke qenë se jam këtu duhet tu bëj apel këtyre xhentëllmenëve. Apeli im është ky: zotërinj mendoni largimin, dhe me këtë kam parasysh të na hiqeni sysh, duke iu uruar shëndet të plotë.

Keni 30 vjet që jeni në pushtet dhe keni ushtruar përgjegjësitë më të mëdha politike në këtë vend, atë të Presidentit, kryeministrit, kryetarit të bashkisë. Keni pasur pushtet absolut. Ju nuk keni qeverisur, keni sunduar. Pikërisht se keni pasur pushtet absolut ju i keni bërë këtij vendi dëme të pallogaritshme. Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të mos bëni një gjë të gabuar. Po e përsëris se kjo që thashë më duket shumë e saktë: Ju nuk keni bërë kurrë gabimin të bëni një gjë të gabuar. Dhe kjo është arsyeja e parë pse ju duhet të largoheni.

Unë do them një 3-4 arsye, jo me gjuhën tuaj. Arsyeja e dytë është se ju nuk jeni njerëz të lirë. Ju nuk jeni më njerëz të lirë më, se ndoshta edhe mund të keni qenë. Ju jeni robër të miqësive, që janë të çuditshme dhe të dyshimta. Ju jeni robër të ambicies dhe tahmasë për pushtet.

Një arsye e tretë është kjo. Ju keni promovuar në vijimësi, keni dhuruar përgjegjësi dhe poste publike për njerëz që nuk kanë pasur moral. Kanë qenë hiçër dhe kanë mbetur hicër. Me këtë që keni bërë, i keni bërë një dëm të madh vendit, sidomos rinisë. Mund të lodheni, mund të djersiteni, ju mund të studioni shumë, në universitete të mira, por nuk kanë rëndëis këto gjera. Nëse doni të bëni karrierë politike në Shëipëri dhe adminstratë, ju duhet të keni vetëm një gjë në CV tuaj, aftësinë për të na u qurravitur neve. Që me fjalë të tjera duhet të bëheni anëtarë të forumeve rinore të partive, të FRPD, FRESS. Ndryshe nuk keni për të bërë hajër. Ky ka qenë mesazhi që ju keni përcjellë të gjithëve, sidomos të rinjve dhe të rejave. Kjo është arsyeja kryesore, për të mos thënë e vetmja që të rinjtë duan ta lënë këtë vend.

Një arsye e katërt, po e bëj në formë pyetje. Nëse ju largoheni sot, ma vini veshin mua, dhe largoheni çfarë mbetet prapa, cila është vepra juaj? Po ua them unë, nuk mbetet asgjë, me përjashtim të ndonjë ure, rruge apo shkolle. Asgjë tjetër, në lëmin e shtet formimit keni bërë vetëm dëme, nuk keni bërë reforma të mëdha. Edhe ajo në drejtësi ju e keni katranosur rrugës. Berisha dhe Meta e kanë bërë nëpërmjet sabotimit të qartë, ndërsa socialistët e kanë bërë duke thënë në publik kur i jans drejtuar kundërshtarëve, ja po baht SPAK, ku do shkoni ju. Duke krijuar idenë që SPAK dhe Reforma në Drejtësi janë bërë për të ndëshkuar kundërshtarët e socialistëve.

Ju keni ngritur gjëra të çmontueshme dhe ky është dëmi i madh që i keni bërë vendit. Cdo gjë që keni ngritur, çdo institucion e keni ngritur për ju vetë dhe për njerëzit tuaj. I keni bërë gjërat të çmontueshme. Dhe pasi është bërë alternimi në pushtet me kundërshtarët tuaj, kundërshtari me të ardhur në pushtet gjëja e parë që  ka bërë dhe më e lehta ka qenë të çmontojë atë të ngritur prej jush.

E mbani mend kur erdhën socialistët në pushtet, demokratët me tu larguar filluan menjëherë dhe u futën në binarë opozitarë dhe u morën me çdo gjë. Por nuk ngritën zërin kur qeveria filluan të mbushin administratën publike me militantë të PS, sepse këtë gjë e konsideronin normale se e kishin bërë vetë para tyre. Dhe u duhet ta bëjnë prap kur të vijnë.

Janë dëgjuar disa zëra të rëndësishëm këto ditë pas prishjes së teatrit dhe ato zëra na kanë thënë, janë zëra të rëndësishëm të opozitës, kanë bërë premtimin qesharak, të çmendur: Që me të ardhur në pushtet gjëja e parë që ka bërë, sapo të punësojmë militantët tanë, të rrëzojmë teatrin e ri që ndërkohë do jetë ndërtuar, i Edi Ramës dhe do ndërtojmë teatrin e vjetër ashtu siç ishte.

Kjo është çmenduri dhe unë nuk kam fjalë për  ta përkufizuar këtë lloj premtimi. Këto janë arsyet që më bënë mua të bëj këtë apel, që po e përsëris: Filloni dhe mendoni zotërinj, Rama, Berisha dhe Meta largimin tuaj nga politika. Është koha që ta bëni, madje koha ka kohë që ka qenë.

Next Post
Ngjela: Meta në hall, kërkon përplasje të përgjakshme në shtator

Presidenti Ilir Meta është nën panik

Comments 3

  1. Iroshi says:
    6 years ago

    Ja e the, po ku, dhe kur e the ! Kur nuk i ke perballe?! Se kur e kishe perballe Lul Bashen e keshilloje qe nese heq kete, apo ate dhe risjell kete, apo ate ne PD, une jam gati te vij pas teje ne krah. Jave e kaluar ishte me duket.

    Reply
  2. Baca says:
    6 years ago

    Pse me duket qendrim konformist ky i Nanos?!

    Reply
  3. Pr Pajtim LUTAJ says:
    6 years ago

    I ndruar Mustafa, kjo eshte nje thirrje e vjeter qe i ka ikur vlera …. keta qe jane autoret e shkaterrimit te vendit, te sitemit te drejtesise, te arsimit, te shendetesise dhe nuk u penalizuan asnje fije, nuk ka se si te ikin, ata vazhdojne misionin e tyre, tashme më me zell sepse shoqeria shqipare, populli shqiptar I humbi shanset per krijimin e nje formacioni politik demokratik e progresisit. Ka kohe qe partite tradicionale kane humbur autoritetin, peshen specifike, mbeshtetjen, rruga ka vite qe eshte e hapur, por shoqeria e civilizuar dhe intelektuaalet e formuar jane pergjumur dhe konformuar me te keqen..
    E imagjinoj cfar mund te ket ndodhur mbreme (personalisht nuk I kam pare) por nuk mund te kete qene me keq se parmbreme, ku u perdhunua salla e porsa rikonstruktuar e Operas dhe Baletit me nje çfaqje te shemtuar ku regjizori pa kemishe e papion qe ajo skene meritonte, dhe me atlete futi ne skene tre musketieret e partive vjetersira qe luanin qaramanin e goditur nga forca e ligjit dhe police profesioniste. Nderkohe drejtori skenik i abandonuar qendronte ne mes te salles i vetmuar e luante “te semurin imagjinar”. Ku jane “Placido Domingo-t apo Noureev-et” shqiptar qe do ngjiten neser ne ate skene.
    Si mond te behet politike primitive ne tempullin e kultures.
    Çdo popull ka politikanet qe meriton.

    Reply

Leave a Reply to Pr Pajtim LUTAJ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In