• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

by Baton Haxhiu
07/02/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Logjika e suksesit vetem me arrestim e ktheu ndarjen e pushteteve në formalitet dhe pushtetin ekzekutiv në spektator

Nga Baton Haxhiu

Kur u ndërtuan SPAK dhe gjykatat e reja, në një nga situation room-et e ambasadave që mbështetën reformën, qarkullonte një logjikë e thjeshtë suksesi. Nëse burgosen grupet kriminale, kjo është arritja e parë. Nëse procedohen deputetë dhe kryetarë bashkie, kjo është pika e argjendtë. Por nëse arrestohet një ministër, atëherë arrihet pika e artë, sepse fitohet pesha institucionale dhe fryma popullore që legjitimon sistemin e ri të drejtësisë.

Kjo logjikë, e ndërtuar si motivim për sukses, me kalimin e kohës u kthye në standard psikologjik të veprimit të prokurorisë dhe në pritshmëri të publikut. Arrestimi i ministrit nuk shihej më si përjashtim i rëndë juridik, por si shenjë e funksionimit të reformës. Dhe pikërisht këtu nis tensioni me Kushtetutën.

Çfarë vendimi mund të marrë një kryeministër kur ndërkombëtarët, prokurori dhe gjyqtarët, që në teori janë ekuilibrues të sistemit, gjenden të përfshirë drejtpërdrejt në një situatë që prek vetë interpretimin e Kushtetutës dhe ndarjen e pushteteve. Kjo është dilema reale që qëndron në sfondin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk është e zakonshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese të lexohet më shumë si simptomë e gjendjes së sistemit sesa si zgjidhje e një çështjeje juridike, por rasti i pezullimit të zv.kryeministres Balluku është pikërisht një i tillë.

Rezultati 4 me 4 nuk prodhoi një interpretim kushtetues, nuk dha një vijë ndarëse dhe nuk vendosi kufi, por la në fuqi një situatë të krijuar nga një masë penale e përkohshme, e cila në praktikë po prodhon pasoja kushtetuese mbi përbërjen e ekzekutivit.

Kjo është ajo që e bën këtë vendim të pazakontë, sepse Gjykata Kushtetuese nuk po interpreton vetëm Kushtetutën, por po përpiqet të administrojë një tension real mes pushteteve, në një moment kur sistemi i drejtësisë ka fituar një fuqi që Kushtetuta nuk e kishte parashikuar në këtë formë.

Në këtë terren të ri lind pyetja thelbësore se pse një prokuror ndjehet i legjitimuar të kërkojë pezullimin e një ministri në detyrë përpara gjykimit, pse një gjykatë penale e jep këtë masë pa hezitim dhe pse një pjesë e gjyqtarëve kushtetues e sheh këtë si rrezik institucional, ndërsa pjesa tjetër si domosdoshmëri juridike, sepse ky nuk është më thjesht një raport ligjor, por një raport force.

Prokuroria sot në Shqipëri nuk vepron vetëm me instrumente juridike, por vepron me autoritet moral, me presion publik dhe me mbështetje të fortë ndërkombëtare, që e ka shndërruar në aktorin më të fuqishëm institucional të vendit, dhe një prokuror sot e di që çdo hap i tij ka një mbështetje të heshtur politike ndërkombëtare, e di që çdo hezitim i tij lexohet si dobësi dhe e di që çdo masë e fortë interpretohet si vendosmëri kundër korrupsionit, prandaj në këtë klimë guximi nuk matet me rezervën, por me ashpërsinë.

Në anën tjetër, një gjyqtar, qoftë penal apo kushtetues, gjendet përballë një realiteti të ri, sepse ai nuk përballet vetëm me ligjin, por përballet me klimën e krijuar rreth drejtësisë, me pritshmërinë publike, me shënjimin ndërkombëtar dhe me frikën se çdo vendim që kufizon prokurorinë do të lexohet si pengesë ndaj luftës kundër korrupsionit, dhe kjo nuk është teori, por realitet psikologjik i sistemit.

Kjo shpjegon pse vendimi 4 me 4 nuk është precedent, por reflektim i tensionit, sepse gjysma e Gjykatës e pa rrezikun kushtetues që një masë penale e përkohshme po prodhon efekt mbi përbërjen e qeverisë, ndërsa gjysma tjetër pa rrezikun që ndalimi i kësaj mase do të interpretohej si dobësim i drejtësisë.

Në këtë pikë roli i ndërkombëtarëve bëhet vendimtar, sepse për vite me radhë ata kanë investuar autoritetin e tyre politik në forcimin e prokurorisë shqiptare, kanë legjitimuar publikisht çdo ashpërsi të saj si shenjë progresi dhe kanë shënjuar prezencën e tyre jo si arbitra, por si mbështetës të drejtpërdrejtë të këtij modeli drejtësie, gjë që e ka bërë shumë të vështirë për një gjyqtar shqiptar të vendosë kufij pa u ndjerë se po sfidon jo vetëm prokurorin, por gjithë narrativën ndërkombëtare mbi reformën në drejtësi.

Prandaj vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një vijë ndarëse, por një pasqyrë e një sistemi ku pushtetet nuk janë më në ekuilibrin klasik, por në një tension të ri, të prodhuar nga fuqia e madhe e prokurorisë, dobësia e politikës dhe pesha e ndërhyrjes ndërkombëtare.

Dhe kjo është arsyeja pse ky vendim nuk duket si vendim i drejtësisë, por duket si gjendje.

Next Post
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    Ti koke lopa i vucicit,akoma nuke e dine arsyen,pse Prokurori behet me i forte k/hajduti,harrova k/minstri.Kta prokurorte e rrespektuar te SPAKUT,kane vene ne hetim hajdute e k/hajduti,kjo eshte arsyeja.O flliqsirei neveriteshem,ti kto shko e thuaj te
    vucici,ske lidhje fare,me SHqiperine shqiptaret.Te solli k/hajduti,me porosin e vicicit,te ishe ndermjetes i tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com