Juventusi po sheh mundësinë e transferimit të Angel Correa nga Atletico e Madridit për verën e ardhshme.
Correa, i cili u bashkua me ‘Rojiblancos’ në vitin 2014, ka shënuar dy gola dhe një asistim në pesë ndeshjet e Ligës këtë sezon për ekipin e Diego Simeones.
Sipas Calciomercato, ‘Zonja e Vjetër’ janë duke vëzhguar sulmuesin e ri argjentinas, si një zëvendësim potencial për Mario Mandzukic, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Sipas këtij mediumi italian, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici ka bërë një hetim rreth disponueshmërisë së lojtarit në korrik, por nuk ishte në gjendje për të bindur skuadrën nga Vicente Calderon për të bërë një marrëveshje për momentin. /a.m.