Fushata e transferimeve te “Juventus” vijon në mënyrë intensive. Pasi u sistemua reparti i mbrojtjes dhe mesfushës, bardhezinjtë janë duke vlerësuar mundësitë në merkato për të përforcuar sulmin, ku Gonzalo Higuain, Mario Mandzukiç dhe Dybala duket se janë në shtije.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Juan Cuadradon, i cili shihet si një alternativë e rëndësishme për Maurizzio Sarrin. Tekniku bardhezi e vlerëson kolumbianin si një futbollist që mund të realizojë të treja pozicionet në krah, si sulmues, po ashtu mesfushorë krahu, por në raste nevoje edhe mbrojtës krahu.
Lojtari është 31 vjeç dhe kërkesat për të janë të vogla, prandaj duke parë këto dy faktorë,“Zonja e vjetër” ka nisur tratativat për rinovimin e kontratës me futbollistin. Cuadrado luan te “Juventus” që prej korrikut 2017 dhe e mbyll kontratën më 30 qershor 2020, prandaj, kjo është dhe një arsye më shumë që drejtuesit e “Juventusit’ kanë nisur të punojnë për ti rinovuar kontratën.
Cuadrado kontribuoi me një gol dhe dy asiste në 18 ndeshje të Serie A për Juve, sezonin e kaluar. Në rast rinovimin, mund të themi pa frikë se Cuadrado do ta mbyll karrierën te bardhezinjtë.
/a.r