• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare flet për “Le Monde”: Kam qenë me fat që nuk u ndalova nga diktatura

by A R
09/08/2019 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë dy faqëshe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha, gazetarja Florence Noiville i ka lënë Kadaresë vendin e katër mes një cikli me pesë intervista. E tija titullohet: “në diktaturë për mua të jetoje do të thoshte të bëje letërsi”.

Gazetarja ka qenë në Shqipëri që në muajin maj , shkruan Lapsi, dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish apartamentin e tij në rrugën e Dibrës tashmë të shndërruar në muze, për Gjirokastrën, kohën e diktaturës komuniste dhe jetën e shkrimtarit sot.

“Portreti i tij nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare, por ai mishëron i vetëm kulturën e këtij vendi” shkruan Noiville e cila ka biseduar me shkrimtarin duke rufitur një kafe turke të përgatitur nga bashkëshortja e tij Helena.

Nga kjo intervistë e gjatë Lapsi.al ka zgjedhur të përkthejë tre pyetjet e fundit, pasi një pjesë e atyre për letërsinë e Kadaresë, marëdhënieve të tij me diktaturën dhe veprave të tij të mëhershme, janë të njohura për publikun shqiptar…

Cfarë ndjetë kur shtëpia juaj studio u inaugurua në Tiranë?

E shoh veten përballë oxhakut. Cuditërisht me ndjenjën se jam një “shkrimtar i lirë”. Gruaja ime Helena punonte në një shtëpi botuese. Cdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja. A ka gjë më të mrekullueshme? Disa nga librat e mij ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua cdo lloj ngushëllimi ka qenë brenda letërsisë. Dhe në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse vetëm prej pak vetëve.

Mendoni se keni pasur fat?

E njihni ju proverbin latin “Vivere militare est”? Eh.. dhe nëse të jetosh është si të luftosh duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë (qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ish njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: “ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë”. Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?

Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?

Unë shkrova për dhjetvjecarë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Europës së pasluftës. Sot, vite më pas letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo.

Në 2017 përshembull unë u dominova në Britaninë e mdhe për çmimin Man Booker International me “Kamarja e turpit”, një tekst i shkruar në 1978 dhe dyzet vite më pas për lumturinë time juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur. Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal.

Next Post
FOTOLAJM / “E ftuar Nexhmije Hoxha”, Isuf Kalon e sulmojnë në Pogradec

FOTOLAJM / "E ftuar Nexhmije Hoxha", Isuf Kalon e sulmojnë në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In