Juventusi e ka pezulluar Martin Caceresin nga skuadra e parë për shkak të aksidentit që shkaktoi të hënën në mbrëmje me veturën e tij Ferrari. Uruguaiani kishte shkaktuar një aksident në një stacion autobusi në Torino dhe i është marrë leja e qarkullimit pasi kishte vozitur në gjendje të dehur. Kjo është hera e dytë që atij i ndodh një aksident, pasi një aksident të rëndë e kishte pësuar edhe vitin e kaluar.
“Sjellja e Martin Caceresit më 28 dhe 29 shtator është shkelje serioze e rregullave të lojtarëve të Juventusit si dhe është dëmtim i imazhit të klubit. Andaj Juventus ka ndërmarrë pasa disiplinore kundër lojtarit duke e ndëshkuar dhe duke e përjashtuar përkohësisht nga aktivitetet e skuadrës së parë”, thuhet në një njoftim të “Zonjës së Vjetër”, raporton “Football-Italia”, transmeton koha.net.









