Juventusi ka publikuar një galeri fotosh interesante ku ka krahasuar të dhënat e këtij sezoni të të gjithë lojtarëve. Rol për rol, nga portieri te sulmi, janë krahasuar shifrat dhe statistikat e futbollistëve bardhezi me ata “blaugrana”.
Ndërkohë, ka rënë alarmi në Vinovo: Giorgio Chiellini ka ndërprerë stërvitjen për një problem muskulor. Asgjë e rëndë në pamje të parë, por ka gjithsesi shqetësim në shtëpinë e Juventusit për gjendjen e mbrojtësit në pritje të finales së Championsit.
Lojtari do të kishte vetëm tri ditë kohë për të rikuperuar: në orët në vazhdim do të vlerësohet serioziteti i dëmtimit. Një lajm i mirë për Juven, të paktën, ka ardhur nga Andrea Barzagli, i cili është kthyer të punojë me grupin dhe është gati të zbresë në fushë kundër Barcelonës.