• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Juve u rritet inati, mu më rritet…’, 27-vjeçarja nga Bilishti revoltohet në Instagram: Fuck…

by Java News
25/09/2022 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deizi Arapi, 27-vjeçarja nga Bilishti e cila reth një muaj më parë “pushtoi” rrjetin pas përplasjeve që pati me policinë e qytetit ku jeton u rikthye sërish ditën e sotme në qendër të vëmendjes së mediave, pasi makina e saj u përfshi nga flakët.

Kjo ishte e dyta herë që vajzës “problematike” i digjej një automjet, pasi në vitin 2018 para banesës iu shkrumbua edhe një automjet tip “Smart”.

E teksa në qytet Deizi njihet gjerësisht si një vajzë që nuk iu qëndron dot larg sherreve dhe skandaleve, e reja nxitoi sot që të fliste për mediat, nga ku hodhi me deklaratën e saj dyshimet se persona të caktuar janë hakmarrë ndaj saj pas konflikteve dhe debateve verbale që kanë pasur.

27-vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka përmendur 10 persona tek të cilët dyshon, por emri më i njohur në listën e saj ishte ai i deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Nallbati më herët ka drejtuar Bashkinë e Devollit dhe Deizi Arapi pretendon se ai i ka pushuar nënën nga puna, një vendim ky që ka çuar në përplasje verbale mes tyre.

Por, deputeti reagoi menjëherë në një lidhje telefonike nga Gjermania duke mohuar pretendimet e vajzës, madje duke theksuar se do ta padisë 27-vjeçaren sapo të kthehet në Shqipëri.

Ndërkohë, të gjithë këtë situatë duket se po e shijon e reja, e cila pas deklaratës në media, ku kërkoi edhe mbrojtje nga shtetit, i është rikthyer Instagramit për të dërguar mesazhe të koduara në drejtim të personave që sipas saj e urrejnë.

“Jeta ime është në rrezik. Nuk fle dot e qetë, nuk parkoj dot makinën jashtë shtëpisë sepse do ta gjej në këtë gjendje. Personi që e ka bërë është treguar edhe neglizhent sepse ka harruar edhe bidonin e benzinës këtu. i kërkoj shtetit që të vërë dorën në zemër”, tha 27-vjeçarja në një prononcim për mediat të paradites së sotme.

Sa i përket postimeve në Instagram, Deizi shkruan mbi foton e makinës së saj të djegur këto rreshta: “Juve ju rritet inati, mua po më rritet keshi”.

Këtë Instastory, 27-vjeçarja e shoqëron me një emoji të qeshur dhe një tjetër mbishkrim me fjalë ofenduese në gjuhën angleze: “Fuck everyone. U deserve to go to hell motherfuckers”.

Por, duket se inatin mund ta ketë edhe me median, pasi në postimin e radhës po në anglisht, e reja problematike shkruan: “Jo më lajme të pavërteta, k*rva”.

Next Post
Mbi 150 mijë pushues nga Serbia, Shqipëria kthehet në destinacion kryesor

Mbi 150 mijë pushues nga Serbia, Shqipëria kthehet në destinacion kryesor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com