• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 150 mijë pushues nga Serbia, Shqipëria kthehet në destinacion kryesor

by Java News
25/09/2022 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 150 mijë serbë përllogaritet se kaluan këtë verë pushimet në Shqipëri, duke e renditur mes destinacioneve kryesore. Të ardhur fillimisht me frikë dhe mosbesim, pushuesit dhe operatorët turistikë vlerësojnë se problemet mes popujve janë faj i politikës.

Fillimisht nuk e mohojnë që erdhën me frikë dhe si zgjedhje e detyruar për pushime, pasi vendet e tjera u mbyllën kufijtë për shkak të pandemisë covid 19, por ajo që gjetën po i bën serbët të rikthehen në Shqipëri për turizëm.

“Gjithçka është shume miqësore, nuk kemi pasur asnjë problem asnjë vështrim të çuditshëm, ne jemi te lumtur këtu. Ky është viti ynë i dytë këtu, ne kemi qenë edhe vitin e shkuar, ishim në Ksamil qëndruam 20 dite atje, dhe këtë vit erdhëm sërish është bukur këtu.”

Mbi 150 mijë serbë përllogaritet se kaluan këtë verë pushimet në bregdetin shqiptar.

Siç tregon Boris Firicki përfaqësues i një agjencie turistike, Shqipëria po konkurron destinacionet e vizituara tradicionalisht nga turistët serbë si Greqia, Turqia, Mali i Zi.

“Për këtë verë nuk kemi ende shifra për serbet që ishin turist në Shqipëri. Në 2021-ishin patëm 200 mijë serbë në Shqipëri, por sigurisht që këtë verë është vizituar nga me pak sepse mos të harrojmë që pas dy vitesh mbyllje për shkak te pandemisë, këtë verë u hapëm me Greqinë, Kroacinë etj. Por gjithsesi ne vazhduam te kishim një interes të lartë për Shqipërinë përgjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Këtë verë pati një rënie me 20% te interesit të serbëve për të kaluar pushimet ne Shqipëri. Por kur mendoj se serbet këtë verën patën mundësi të vizitonin të gjithë Evropën mua kjo me duket një shifër e jashtëzakonshme.”

Turistët nga Serbia vlerësojnë bukuritë e natyrës, çmimet e cilësuara konkurruese, dhe më kryesoren faktin që ndjehen të mirëpritur.

Por pranojnë se në Serbi ka ende skeptikë për pushime në Shqipëri.

“Kur thua se do të ikësh për pushime në Shqipëri, njerëzit përgjithësisht janë konfuz dhe mendojnë se diçka e keqe do të të ndodhë këtu.”

Turistët dhe operatorët turistikë nga Serbia vlerësojnë se njohja mes popujve ndihmon në lënien pas të konflikteve, për të cilat akuzojnë politikën

“Ne marrëdhëniet tona problemi i madh është se politika krijon probleme mes meje dhe teje, mes dy kombeve tona, unë nuk shoh asnjë problem mes nesh, për mua është në rregull. Kur flasim për marrëdhënie më të mira unë e di se Serbia, Shqipëria, por edhe vende të tjera të rajonit kanë disa çështje që nuk kanë rezultuar mirë në të shkuarën. Dhe turizmi është mënyra më e mirë për të bashkëpunuar, e mira është se njerëzit nga të dy vendet kanë dëshirë për të vizituar njëri-tjetrin.”

Viti 2021 shënoi rritje me 110 % të numrit të turistëve serbë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019.

Rekordi prej rreth 200 mijë pushues nga Serbia këtë vit nuk u thye, por operatorët turistikë janë të bindur se numri I tyre do të jetë gjithmonë në rritje.

Next Post
U dënua me 12 vjet për gjobëvënie, Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

U dënua me 12 vjet për gjobëvënie, Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

November 14, 2026
I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

November 14, 2026
“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Ish-kancelarja Merkel: Pa negociatat me Putinin më 2015-ën, Ukraina nuk do ekzistonte sot! Rusët ishin shumë pranë…

November 14, 2026
Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë

Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në distancë

November 14, 2026
Në manovrat ushtarake të NATO-s sërish edhe Serbia

Sondazhi: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së!

November 14, 2026
Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

Reshjet po mbushin Fierzën, përmirësohet situata hidroenergjetike pas thatësirës së gjatë!

November 14, 2026
VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

VIDEO/ Starship niset në hapësirë, “SpaceX” do të testojë rikthimin e raketës në Tokë!

November 14, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale!

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In