• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Justifikimet për humbjen për të mbajtur status-quo”, Patozi tregon kush mund ta çojë PD drejt fitores

by A R
20/05/2023 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke komentuar për humbjen e pashembullt të opozitës, Astrit Patozi i mëshoi deklaratave të tij tek mbajtja e përgjegjësisë dhe reflektimi dhe jo tek justifikimet e palëve. Në Intervistën me Merita Haklajn ai tha se askush nuk është ngatërruar tek fleta e votimit, por justifikimet për humbjen sipas tij bëhen për të ruajtur status-quo-në.

“Unë nuk besoj se dikush është ngatërruar kur ka votuar, këto janë elementë të pakëndshëm që kanë dobësuar fuqinë elektorale, por jo argumentat që të përligjin rezultatin shkatërrues. Njerëzit e kanë pasur mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, pro këto akrobacitë e truqet elektorale mund të shërbenin si motivim i elektoratit për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive që u behën. Të dielën the që po shkojmë drejt fitores dhe tani të thuash nuk kishe vulën. Këto deklarata bëhen për të ruajtur status-quo. Nëse i pret koha dhe i kanë jetët tepër këta njerëz; se dy rrugë ka; ose ikën njeriu që i prin njerëzve ose njerëzit prej njeriut. Nëse nuk ikën njeriu që merr përgjegjësi do të kalojmë te skenari i dytë”.

Për largimin e Berishës, ai thotë se kjo gjë i takon Foltores.

“Është një problem që i takon Foltores, është në të drejtën e vet se kë do të ketë udhëheqës. Nëse janë të kënaqur me këtë rezultat le të vazhdojnë, madje ne të tjerët më shumë e dëmtojmë reflektimin që mund të ndodhë brenda PD e Foltores se jemi të jashtëm. Pavarësisht ndjesive tona për PD e dikurshme, ne nuk jemi ftuar t’i këshillojmë ata. Edhe ata 500 mijë veta që kanë votuar për kandidatë e opozitës e shohin si interpretohet kjo humbje dërrmuese e pashembullt që kalon përmasat e 2015 që ishte rezultati më i keq dhe shumë mbrapa rezultatit të 2021”.

Edhe brenda PD-së zyrtare, asaj të vulës, Patozi shikon përçarje për të marrë e drejtimit, ndërsa grupi parlamentar demokrat sipas tij është pasqyra që tregon partinë.

“Procese të këqija do të ndodhin edhe brenda PD së vulës se edhe aty ka luftë për të marrë skeptrine udhëheqësit pavarësisht rezultatit të ulët. Edhe aty ka dy rryma për të marrë drejtimin e partisë zyrtare, po kam përshtypje që do të jetë pjesa që mbajti barrën e fushatës dhe jo pjesa që u fsheh gjatë ditëve të zgjedhjeve. Fakti që edhe ata po zihen nuk është sinjal pozitiv. Grupi parlamentar është i ndarë në copa, është një lloj pasqyre i asaj që ka tepruar nga PD. Grupi parlamentar e tregon më së miri, shiko atë dhe shikon gjendjen e PD në tërësi”.

I pyetur se kush mund ta çojë PD-në drejt fitores Patozi përjashton të gjithë ata që janë përfshirë në zhvillimet e deritanishme të sherreve dhe bërrylave.

“Unë them që duhet ta marrin njerëz që nuk kanë asnjë ngarkesë me zhvillimet e deritanishme që nuk janë përzierë në luftën e bërrylave, nuk kanë blinduar partinë dhe nuk e kanë sulmuar me hunj e tulla. Ata duhet të mblidhen dhe mbase ia dalin njerëz që nuk janë sharë e rrahur me njëri tjetrin. Unë kam shumë njerëz në mendje që ne nuk i njohim fare, njerëz intelektualë dhe të shkolluar që kanë dhënë kontribut për PD në një cep e hije dhe mund të jenë më të dobishëm se këta që janë tani”.

/a.r

Next Post
4 vite martesë / Greta Koçi “hap zemrën”: Bashkëshorti është inxhinier, jam shumë e lumtur

4 vite martesë / Greta Koçi “hap zemrën”: Bashkëshorti është inxhinier, jam shumë e lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In