• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristi paralajmëron telashe për Malltezin dhe Bardhin: Rrezikojnë të përballen me…

by A R
14/01/2025 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, duke paralajmëruar se Argita Malltezi dhe Gazment Bardhi, mund të përballen me pasoja serioze për shpifje, ose për akuza të rreme.

Ai gjithashtu analizon mesazhin politik që kryeministri Rama u përpoq të përcjellë, duke mbrojtur ligjërisht veten dhe familjen nga akuzat e pabazuara që i vërtetoi SPAK. Për sa i përket bashkëpunimit të Bardhit me Berishën, zoti Kara e konsideron si një shenjë të hipokrizisë dhe pazarit politik që i shërben ruajtjes së status quo-së.

– Zoti Kara, si e komentoni deklaratën e kryeministrit Edi Rama se akuzat për përfshirjen e vëllait të tij janë të fabrikuara dhe të pabazuara në prova?

E shikoj si një deklaratë korrekte, të mbështetur nga deklarimet e SPAK-ut lidhur me vëllain e tij dhe sigurisht të detyrueshme nga vetë pozicioni i tij si kryeministër. Ka qenë për një kohë mjaft të gjatë nën akuzë brenda dhe jashtë ringut politik, duke duruar përfundimin e hetimeve, gjë që e bën këtë deklaratë sa politike aq edhe ligjore. Pra, jo vetëm iu përgjigj akuzave politike, por edhe paralajmëron një përgjigje ligjore që do të vijë së shpejti. Besoj se tani e tutje topi lidhur me këtë çështje do të luhet nga Rama, pasi i ka të gjitha argumentet ligjore në favorin e tij.

– A mendoni se Bardhi mund të përballet me të njëjtin fat ligjor si Ervin Salianji nëse akuzat për kallëzim të rremë vërtetohen?

Patjetër që po, por jo saktësisht për të njëjtën vepër penale, edhe pse ka shumë ngjashmëri. Bardhi do të përballet besoj me akuzën për kallëzim të rremë dhe me pasojat që ka sjellë ky kallëzim, pra dëm material dhe jomaterial. Besoj se nëse do të ndiqet siç duhet, do të kemi përballje ligjore penale dhe civile.

– Cili është mesazhi politik që Kryeministri po përpiqet të përcjellë përmes këtyre padive të paralajmëruara ndaj kundërshtarëve të tij?

Është e drejta e tij të mbrojë ligjërisht të drejtat e tij dhe të familjarëve të tij nga çdo abuzim politik dhe ligjor, duke keqpërdorur të drejtën për kallëzim si dhe megafonin politik brenda dhe jashtë parlamentit. Këtë radhë mesazhi është i qartë dhe tërësisht personal: unë nuk do të toleroj denigrimin e familjes sime për llogari të politikës dhe për këtë do të ushtroj deri në fund të drejtat e mia ligjore.

– Si e shpjegoni faktin që Gazment Bardhi dhe grupi i tij, të cilët dikur kanë qenë kritikë të ashpër ndaj Sali Berishës, tani janë pjesë e bashkëpunimit politik me të? A është kjo një shenjë e kompromisit politik apo oportunizmit?

Është thjesht shprehje e hipokrizisë politike, vazhdim i politikës së vjetër përmes fytyrave të reja dhe përpjekje për të ruajtur status quo-në e 34 viteve, në stadin e gjysmëdemokracisë autokratike. Kjo lloj hipokrizie rrënon përfundimisht besimin tek politika aktuale dhe aftësinë se forcat e mëdha politike mund dhe duan të rinovohen dhe të përqafojnë parimet e dinjitetit dhe lirisë. Qëndrime të tilla janë shprehje të qarta të paburrërisë, imoralitetit dhe pazarit politik si mekanizmi kryesor mbi të cilin gjallon kjo politikë. Ky qëndrim shpreh nga A në Zh farsën opozitare berishiane dhe bardhiane, paaftësinë për t’u ndarë nga e kaluara dhe pengmarrjen berishiane dhe për t’i ofruar vendit një alternativë.

– Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është thirrur në SPAK për deklaratat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila duhet të provojë akuzat ndaj saj. A rrezikon ajo të përballet me pasoja ligjore për shpifje nëse nuk arrin të mbështesë deklaratat e saj me prova të mjaftueshme?

Padyshim që po. Akuzat kanë qenë publike dhe një mjet i qartë denigrimi dhe presioni, pikërisht sepse kjo gjyqtare pati guximin qytetar dhe profesional të ushtrojë detyrën e saj ligjore. Pikërisht ky sulm i paprinciptë është edhe një fakt i pamohueshëm se Familja Non Grata dhe detashmenti pas saj kanë intimiduar dhe po intimidojnë me çdo formë të gjithë aktorët ligjorë të përfshirë në procesin “Partizani”, ku të akuzuar janë Berisha dhe dhëndri i tij. Tashmë ligjërisht i takon vajzës së Berishës të faktojë akuzat e saj publike dhe qëllimin e tyre. Pas dënimit penal, besoj se edhe vajza e Berishës do të përballet me pasojat e merituara civile për shpifjet e saj.

Intervistoi: Rigels Seliman

Next Post
Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi i depistimit të shikimit në shkolla

Koçiu: Mbi 87 mijë fëmijë përfituan nga programi i depistimit të shikimit në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In