• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Juristët: Llalla i ka provat e kopsitura për arrestimet VIP

by A R
06/08/2016 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Juristët parashikojnë efektet që do të sjellë zbatimi i reformës në drejtësi dhe komentojnë ngërçet e para, që do të pasohen nga konflikte edhe më të ashpra mes dy krahëve politikë.

Juristët paralajmërojnë se shumë shpejt do të ketë arrestime VIP, ndërsa politikanët po bëjnë lëvizjet e fundit për të fshehur provat. Avokati Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se prokuroria i ka të gjitha provat e mjaftueshme për të realizuar arrestimet VIP.

“Edhe mund të ketë arrestime VIP. Besoj që kjo prokurori i ka provat tullë për të vepruar. Nuk është problemi vetëm te arrestimet.

Reforma në drejtësi është bërë për të respektuar njerëzit. Këtu ke gjykata që po mbajnë njerëz pa vendim në burg, është shkelje flagrante.

Janë mbushur burgjet dhe gjykatat kanë frikë t’i nxjerrin nga burgu. Sepse po t’i nxjerrësh nga burgu, quhesh i korruptuar”, u shpreh Gjokutaj.

Ai është ndalur dhe te ngërçi i krijuar ditë e fundit për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani. Gjokutaj ka thënë se gjithçka do arrijë të zgjidhet.

“Ka përplasje sigurisht. Opozita ka përplasje për shumë pika jo vetëm për ligjin e vetingun, por dhe për SPAK, etj. Pra, kontestohen elementë teknikë. Këto përplasje do kalojnë. Sepse nuk ka kuptim të miratosh reformën dhe mos të kalosh ligje kryesore të saj.

Për ligjin kryesor të reformës është bërë një debat, janë zgjidhur disa ngërçe mes pozitës dhe opozitës; kështu që nuk do jetë fondamentale kontradikta në ligjet e posaçme. Në elementët teknikë ka gjithmonë opinione të ndryshme”, tha Gjokutaj.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se politikanët po përpiqen të sajojë prova për të justifikuar miliardat derisa reforma në drejtësi të nisë të zbatohet.

“Këta tashmë janë vetëzbuluar dhe “Mbretëresha e provës” janë hezitimi i tyre për t’u bërë kjo reformë, teoritë dhe pengesat e tyre për ta futur në kalendat greke miratimin dhe vënien në zbatim të kësaj reforme të thellë.

Qëllimi i tyre është të fitojnë kohë për të gjetur e sajuar “prova” për të justifikuar miliardat që kanë në bankat e huaja dhe të vendit, apo pasuritë përrallore të paluajtshme që kanë brenda dhe jashtë vendit, e që nuk mund të bëheshin kurrë me pagën e shtetit që ata kanë marrë.

Tashmë kjo klasë politike e degjeneruar nga çdo pikëpamje, ka mbetur zbuluar, dhe është e bindur se nuk i ka më në dorë mbulimin e krimit me fodullëk, me blerje prokurorësh, gjyqtarësh e bankierësh, me nxitje të luftës civile, etj”, tha Beqiri.

Ai u shpreh se ora e ndëshkimit për Berishën, Bashën dhe Nishanin po afron. “Pandëshkueshmëria i ka ditët e numëruara në këtë vend.

Po e provojnë mbi kurrizin e tyre prokurorë e gjykatës të cilët janë të arrestuar në burgje, do e provojnë edhe këta “cuba” që ende bëjnë “të fortin” ngaqë nuk duan të japin veten se janë në buzë të humnerës, si Berisha, Basha, Meta, Nishani, familjet e tyre dhe një listë aq shumë e gjatë që pason.

Sa nesër do të çuditet bota për këtë statistikë kaq skandaloze me politikanë kriminelë, në raport me një popullsi në vend prej më pak se 4 milionë banorë”, tha Beqiri.

Next Post

Video e rrallë pak pas shpërthimit në Hiroshimas e Nagasaki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com