• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Juncker: BE duhet të vendosë se ku do të shkojë, nuk e zgjidhim dot vetëm problemin e papunësisë

by Java News
01/03/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jean Claude Juncker ka deklaruar se BE nuk është në gjendje ta zgjidhë e vetme problemin e papunësisë që ka përfshirë kontinentin e vjetër.

Sipas presidentit të Komisionit Europian, bëhet fjalë për një problem që shkon përtej kapaciteteve të Unionit.

“Për papunësinë nuk bëjmë gjë tjetër veçse takohemi dhe propozojmë si ta reduktojmë, por kjo shkon përtej mundësive të BE. Mund të stimulojmë investimet, por as kjo nuk çon në rënien sistematike të fenomenit”, ka deklaruar Juncker.

Juncker ka folur edhe për festimet që pritet të bëhen në mars në Romë, me rastin e përvjetorit të krijimit të BE-së.

“Nuk do të jetë vetëm ditëlindja e Europës, por lindja e BE-së me 27 vende anëtare dhe për të shënuar kalimin në një epokë tjetër është koha t’i përgigjemi një pyetjeje: Quo vadis Europa?”, ka thënë Juncker.

Ndër të tjera, Juncker ka theksuar se, Komisioni nuk ka ndërmend t’i imponohet askujt, ndërsa ka shtuar se, nuk është dakord që BE të jetë vetëm një zonë tregtare.

“E refuzoj idenë që Europa të bëhet vetëm një zonë e shkëmbimit të lirë, por nuk do ta them preferencën time tani. Komisioni nuk dikton dhe nuk jep udhëzime. Nuk ka asnjë diktat, por vetëm dëgjim mendimesh”, ka shtuar Juncker.tch/a.k

Next Post
TENSIONE NE MAQEDONI/ Vendimi i Ivanovit, rrezikon shqiptarët, Zaev: Grusht shteti

TENSIONE NE MAQEDONI/ Vendimi i Ivanovit, rrezikon shqiptarët, Zaev: Grusht shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com