• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

TENSIONE NE MAQEDONI/ Vendimi i Ivanovit, rrezikon shqiptarët, Zaev: Grusht shteti

by Java News
01/03/2017 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev. Në një paraqitje të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Derisa të jem President i Maqedonisë nuk do t’i jap mandatin asnjë njeriu, e asnjë partie e cila angazhohet, apo në programin e saj ka platformë për rrënimin e sovranitetit, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë, pasi thellë besoj se këto janë vlera themelore me të cilat askush nuk ka të drejtë të bëjë tregti dhe as që mendoj të heq dorë nga këto vlera”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

“Me këtë platformë Maqedonia është shantazhuar, ndërsa karakteri i saj unitar, pavarësia dhe sovraniteti i saj janë rrezikuar. Procesi i koalicioneve pas-zgjedhore dhe formimi i Qeverisë së re, u bë peng i kësaj platforme pas-zgjedhore të një shteti të huaj. Dhe jo vetëm kaq, negociatat dhe pranimi i platformës së huaj është vepër e dënueshme sipas kodit penal, pasi kjo do të thotë sjellje e Maqedonisë në pozitën e gjunjëzimit apo varësisë nga një shtet i huaj”, ka shtuar Ivanov.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mosdhënien e mandatit ashtu siç ndërkombëtarët nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranën zyrtare.

“Nga bashkësia ndërkombëtare presim qartë dhe publikisht ta dënojë këtë platformë që paraqet përzierje e paskrupullt në punët e brendshme dhe ridefinim të karakterit unitar të shtetit tonë. Shumë mirë na kujtohet se bashkësia ndërkombëtare doli me qëndrime të tilla në raste të njëjta në vende tjera në rajon”, ka deklaruar Ivanov.

Ndërkohë, vendimi i presidentit ka shkaktuar reagime të ashpra të partive politike, në veçanti të Lidhjes social-demokrate. Zoran Zaev vendimin e ka quajtur grusht-shtet dhe të rrezikshëm për të ardhmen e stabilitetit të Maqedonisë.

“Gjorge Ivanov ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë dhe me këtë ka bërë grusht-shtet. Ai po e çon vendin në krizë të rënë me pasoja të rënda për të ardhmen e tij. Ai po shkakton krizë kushtetuese duke shkelur vullnetin e qytetarëve dhe firmave të siguruara për formimin e Qeverisë. Ivanov po pengon trasferin e pushtetit. Ai është vënë në mbrojtje të krimit të VMRO-së dhe NIkolla Gruevskit. LSDM-ja dhe unë si kryetar nuk do t’i lejojnë askush të luaj me të ardhmen e shtetit për qëllime të vetme kriminale. Ivanov duhet sa më parë të tërheq vendimin. Ai nuk guxon të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke i bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe ruajtjen nga provokimet e mundshme.

Vendimi i Presidentit Ivanov është dënuara edhe nga dy partitë politike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, duke e të cilësuar të dëmshëm për të ardhmen e vendit.

“Vendimi i Ivanovit rrezikon komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë SHBA-të, BE-në dhe NATO-në që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

ma.me

Next Post
Hapet në Tiranë panairi i arsimimit jashtë Shqipërisë

Hapet në Tiranë panairi i arsimimit jashtë Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar: Reshje dhe shtrëngata të forta të premten

July 23, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha mori me dhunë pushtetin mbi protestën

July 23, 2026
Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Ismail Shehu zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

July 23, 2026
Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

Kriza politike në Kosovë, Krasniqi: Polarizimi ekstrem po pengon kompromisin, nuk jam optimist

July 23, 2026
Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

July 23, 2026
VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

VIDEO/ Mbyllet seanca plenare! Protestuesit qëllojnë makinat e deputetëve me vezë

July 23, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Arabia Saudite përballë kushtit të Trumpit për marrëveshjen bërthamore, njohja e Izraelit në qendër të negociatave

July 23, 2026
83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

July 23, 2026
“Do të justifikojë krimet e veta”, Beqiri sulmon Berishën: E quan krenari kur dëmtohet imazhi i Shqipërisë në BE

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: Ka forca që synojnë ta çojnë vendin në luftë civile

July 23, 2026
Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In