• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jugu bosh, Durrësi e Golemi plot/ Pushuesit ‘leksion’ bizneseve në bregdetin e Jonit

by
10/08/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky sezon turistik nuk rezulton shumë i mbarë për bregdetin e jugut. Shfrytëzimi i kapaciteteve akomoduese dhe i plazheve në Himarë dhe Vlorë sipas operatorëve turistikë varion nga 50-70%.

Përqendrimi më i madh i pushuesve është në ditët e fundjavës, ndërsa gjatë javës, shezlongët i sheh bosh. Por pse po ndodh kjo?

RRAHMAN KASA, UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

“Gjatë ditëve të javës plazhet janë me 50% kur jemi në pikun e sezonit, ndërsa fundjava ka full kapacitet. Kjo besoj se lidhet drejtpërdrejt edhe me çmimet e larta që aplikon kjo zonë.

Lidhet edhe me mungesën e kontratave të garancisë, që hotelet e kësaj zone nuk e kanë aplikuar. Jo se nuk kanë dashur, por vjen edhe si pasojë e probleme të infrastrukturës, si mungesa e aeroportit.

Shqiptarët një pjesë e mirë shkojnë jashtë Shqipërisë për të pushuar, kjo prej lirimit të masave, por edhe prej çmimeve. Referuar hoteleve të jugut, që ofron çmime më të shtrenjta, por edhe sepse nuk ka shumë struktura akomoduese.”

Bregdeti i Durrësit, Golemit dhe Velipojës deri tani kane performancën më të mirë turistike, me gati 90% të kapaciteteve të zëna.

RRAHMAN KASA, UNIONI TURISTIK SHQIPTAR

Ndryshe ndodh në Durrës, Kavajë apo në veri, ku çmimet janë më të lira dhe ka shumë struktura akomoduese. Por nëse qytetarët do të duan të bëjnë rezervime, e kanë të pamundur sepse janë të bllokuar.

Duke mos pasur shumë alternativa, detyrohen të shkojnë edhe jashtë shtetit. Plazhet e këtyre zonave janë plot, në Durrës, Golem, Velipojë, prej çmimeve më të lira dhe afërsisë, ndërsa plazhet e jugut për fat të keq janë me gjysmë kapaciteti.”

Pushuesit konfirmojnë se çmimet në këtë vijë bregdetare nuk janë rritur në mënyrë abuzive, siç ndodh në jug.

PUSHUES

“Çmimet dhe mikpritja janë shumë të mira, çmimet janë rritur pak nga vitet e tjera. Është hera e parë që vijmë në Velipojë. Vijmë nga Presheva. Deri tani mirë po na duken, nuk është edhe aq shtrenjtë.”

Por veç bregdetit të jugut, situata këtë sezon nuk është shumë e mirë as në Shëngjin.

ZEF SHTJEFNI, BIZNES TURISTIK

“Janë përgjysmë bosh, në krahasim me një vit më parë, janë shumë më ulët. Ky trafik i ulët, që duket që në rrugë, nuk ka trafik më, më përpara duheshin 2 orë me hy në Shëngjin, mendoj ka arsye rritjen pak të çmimeve.

Ndikon shumë pasiguria, njerëzit tkurren shumë të shpenzojnë, ndërsa vjet njerëzit vinin pas dy vitesh pandemi dhe donin të dilnin. Në Shëngjin ka edhe rritje të kapaciteteve akomoduese. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Para 5 vitesh këtu kam qenë vetëm unë, ndërsa sot është rruga plot me hotele.”

Pavarësisht se shifrat e INSTAT për qershorin tregojnë një rritje me 44% të hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në vendin tonë, krahasuar me të njëjtin muaj të 2021, operatorët nuk kanë pritshmëri që ky sezon turistik të tejkalojë me shifra atë të vitit 2019.

Sipas tyre, të dhënat e INSTAT jo domosdoshmërisht tregojnë rritje të numrit të turistëve sepse duhen kuptuar arsyet pse kanë hyrë në Shqipëri.

/e.d

Next Post
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ gati në shtator/ Veliaj: Shkolla më e bukur, këtë vit hapim 12 shkolla të tjera

Gjimnazi 'Sami Frashëri' gati në shtator/ Veliaj: Shkolla më e bukur, këtë vit hapim 12 shkolla të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

Urdhri i Ramës/ Drejtorët e dorëhequr po vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit!

October 24, 2026
Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

Pasi shkatërruan me gurë dhe dogjën me zjarr te Ministria e Arsimit, protestuesit e maskuar dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë! (FOTO)

October 24, 2026
“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

“Ja edhe mëma e dhunës”- Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban bashkë me ANTIFA-n! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

October 24, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Teoria e re e proamerikanizmit!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In