• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë shenjat më të sigurta të cilat e zbulojnë gënjeshtarin!

by Aalison Pearse Stevens
11/06/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikë do ta zbulojnë lëvizjet e trupit shumë më tepër sesa ai dëshiron, madje edhe atëherë kur përpiqet të fshehë diçka.

Me ndihmën e lëvizjeve të trupit dhe shprehjes së fytyrës mund të zbuloni a po ju gënjen dikush – në ambientin e punës, në marrëdhëniet me miqtë apo edhe në lidhjet dashurore.

Mbulimi instinktiv i gojës është njëra ndër lëvizjet klasike të njerëzve të cilët bëhen gati të gënjejnë.

Mendoni që është e vështirë të zbuloni gënjeshtarin? Vërtet nuk është ashtu, natyrisht nëse dini të lexoni midis rreshtave, ka përgatitur Bota Sot.

  1. Një fjalë e urtë thotë që gënjeshtarët shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy, mirëpo megjithatë jini të kujdesshëm – shumica e gënjeshtarëve e dinë këtë gjë dhe qëllimisht ju shikojnë drejt në sy. Nëse ju duket që këtë gjë dikush po e thekson shumë, edhe kjo mund të jetë shenjë se po ju gënjen.
  1. Ç’bën bashkëbiseduesi juaj me buzët? Nëse i kafshon, shtrembëron apo i lëpin, është më se sigurt se po ju gënjen.
  1. Gënjeshtarët kanë zakon të prekin fytyrën e tyre në momentet kur e thonë të pavërtetën. Posaçërisht shpesh prekin hundën.
  1. Nëse bashkëbiseduesi shpesh rrudh krahët, sillet dhe tregon shenja shqetësimi apo i kryqëzon duart, është më se e sigurt që po ju gënjen.
  1. Gënjeshtarët shpesh derisa flasin belbëzojnë apo hamenden, zvarrisin fjalët, flasin ngadalë dhe thonë fjalë të panevojshme me të cilat zgjasin bisedën e tyre.
  1. Herë-herë para se të përgjigjen detyrohen të bëjnë pauzë të shkurtër thjesht në mënyrë që të kujtohen për informatat që u nevojiten, andaj mos i sulmoni menjëherë. Mirëpo nëse personi (ndërkaq kjo gjë posaçërisht shpesh ndodh në lidhjet dashurore) përgjigjet si robot, përkatësisht keni ndjenjën që vazhdimisht i flet fjalitë e njëjta, është më se e sigurt që gënjeshtrën e ka përgatitur që më parë.
  1. Nëse personi jep informacione të shumta edhe para se ta keni pyetur, është më se e sigurt që diçka po fsheh dhe që informatat e bollshme të cilat i paraqet i përdor ekskluzivisht si mbrojtje nga sanksionet eventuale.
  1. Kur i ballafaqoni me faktin që duhet të bëjnë diçka që nuk do të duhej të bënin, gënjeshtarët do të marrin qëndrim sulmues.
  1. Kur i përgjigjen pyetjes e cila i ngarkon për ndonjë vepër të pamirë, gënjeshtarët nuk përdorin përgjigje të shkurtra siç bëjnë shumica e njerëzve. Ata përgjigjen me fjali të gjata.
  1. Gënjeshtarët do t’u përgjigjen pyetjes duke përdorur fjalë të njëjta të cilat ju i keni thënë apo do të zgjedhin opsionin e kundërpyetjeve. Kjo është edhe një teknikë e fshehjes së gënjeshtrave të tyre.
  1. Nëse vërtet nuk janë të detyruar, gënjeshtarët nuk do të përdorin deklaratat në veten e parë.
  1. Gënjeshtarët shpesh i theksojnë shumë detajet në tregimet e tyre, madje edhe nëse ajo nuk ka kurrfarë lidhje me pyetjen kryesore.
  1. Shumë shpejt gënjeshtarët ndërmjet vetes dhe bashkëbiseduesit vënë ndonjë objekt që t’u qëndrojë afër (librin, ndonjë filxhan apo laptopin). E bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme në mënyrë që të mbrohen.
  1. Gënjeshtarët kanë qejf të përdorin fjalët të cilat forcojnë “sinqeritetin” e tyre, andaj jo rrallë mund t’i dëgjoni se si flasin: “Të jem krejtësisht i sinqertë”, apo “Betohem me çdo gjë që më është e shenjtë”.
  1. Nëse dyshoni që bashkëbiseduesi po ju gënjen, në një moment befasisht ndryshoni temën e bisedës. Nëse personi ju gënjen, do të shihni një lehtësim në fytyrën e tij. Nëse personi ju ka thënë të vërtetën, do të vëreni që është i hutuar. (b.an)
Next Post

Goditet grupi kriminal që trafikoi tonelata droge në Shqipëri dhe Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In