• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi nën hetim për falsifikim diplome, thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”

by A R
06/02/2025 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëndrejtoresha e shkollës “Harry Fultz” Brikena Baxhaku është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Brikena Baxhaku është thërritur në SPAK në lidhje me procesin hetimor që po zhvillohet për politikanin demokrat Belind Këlliçi, i cili është nën hetim për falsikim të diplomës së gjimnazit, të cilin e ka kryer në shkollën profesionale “Harry Fultz”.

Belind Këlliçi është thërritur disa herë në SPAK në lidhje me këtë proces hetimor. Ai i ka mohuar gjithmonë këto akuza duke u përgjigjur se edukimi është arma e tij më e fortë.

“Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D. Kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK.

Jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Jam sqarues. Në raport me ndodhitë e ditës. Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim. Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua të nxjerrë fytyrën ballë për ballë siç e kam nxjerrë unë’ tha Këlliçi pas daljes nga SPAK.

Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi,” u shpreh Këlliçi më 26 dhjetor pasi doli nga ambientet e SPAK.

Next Post
Lehtësimi i votimit të emigrantëve, të hënën PS–PD shqyrtojnë ligjin elektoral

Lehtësimi i votimit të emigrantëve, të hënën PS–PD shqyrtojnë ligjin elektoral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com