• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ju nuk e njihni Qazim Ismailin, që fëmijët ia gjymtuat me Gërdecin

by Ardit Rada
31/03/2020 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Nuk e kam zakon të fajësoj askënd që rend pas lajmit të fundit dhe atij ekskluziv, por ato kërkojnë gjithmonë konfirmim me kohën. Teksa pritej që lufta e tretë të bëhej për klikime, koronavirusi nxitoi për të na mbyllur brenda duke sjellë edhe budallepsje. Dhe kush u zhgënjye nga ky zëvendësim, nxitoi deri në dalldi për të bërë klikime me koronën.

Në morinë e mijëra lajmeve të pakonfirmuara, spikati sot ai për banorin e Vorës, Qazim Ismaili.

Unë nuk dua të tregoj licencat e tij si infermier. Aq më pak të merrem me portalin që e cilësoi si “pompisti i veshur si mjek”. Dua të them disa të vërteta, për ju që nuk e njihni infermierin vorak. Sepse unë e njoh!

Qazim Ismaili punon në karburant, sepse njësia bashkiake Vorë nuk ka spital që të kërkojë infermierë. Si çdokush, as Qazimi nuk ka pasur interes të bëjë Vorë-Tiranë-Vorë për rrogën e infermierit. Ndaj ka zgjedhur të punojë në karburantin pranë shtëpisë së tij, në fshatin Marqinet.

Por ai është infermier, dhe më tepër italian e shqiptar sesa artikullshkruesi. Dhe e dini pse?

Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak. Më pas për 9 vite në Spitalin Nr.2 dhe pesë vite të jetës së tij si infermier në Itali.

Ai është kthyer në Shqipëri në vitin 2008 pas vrasjeve dhe plagosjeve shtetërore në Gërdec.

Qazimi është baba i tre fëmijëve: Jonidës, Artiolës dhe Roelit.

Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka italianëve për fëmijët dhe shtëpinë e tij, e ka sqaruar ai vetë.

Unë po përpiqem të sqaroj pa paragrafë të mbushur me metafora e fjalëkryqe, jetën e infermierit që dikush e bëri pompist. Ndoshta sepse i kapardisur në fuoristradë, një mëngjes teksa udhëtonte drejt Dhërmiut, e ka vënë re në karburantin e Vorës.

Por Qazimi është si shumë profesorë që i gjen edhe duke shitur banane apo paketa duhani. Por është si askush tjetër, që lë fëmijët e sëmurë për t’i kthyer borxhin Italisë!

/JavaNews/

Next Post
Flamuj në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje/ Italia vajton viktimat e koronavirusit

Flamuj në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje/ Italia vajton viktimat e koronavirusit

Comments 8

  1. Gezim istrefi says:
    6 years ago

    Nje bravo te malle .Nje bravo e madhe shkon edhe per ju qe that te verteten

    Reply
  2. ARBEN MALVATAJ says:
    6 years ago

    PIS MILET , PORTRALE TE NDYRA . NJEREZ TE NDYRE , SHPIFSA ORDINERE QE JANE GATI TE TE VENE KURORE DHE ME NENEN E TYRE VETEM E VETEM QE TE PERDHOSIN NJE GJE MODESTE DHE FISNIKE QE BERI SHQIPERIA PER TE NDIMUAR FQINJET TANE QE NA KAN MBAJTUR ME BUKE ME SHUM SE NJE HERE . POLITIKANE TE FELLIQUR QE JANE BERE SI MOS ME KEQ .
    PIZAVENGE

    Reply
  3. Musa says:
    6 years ago

    Dentist pse iku?

    Reply
    • Aksi says:
      6 years ago

      Dentisti ishte mjek kirurg me 1 qerre me shkolle, qe kishte mbaruat mjekesi te pergjithshme me rrzultate te shkelqyera. Dini noi gje tjeter pervecse te villni vrer mo?

      Reply
  4. Alban Lika says:
    6 years ago

    Ndryshimin do e bej FJALA dhe ZEMRA E MIRE, jo cinizmi dhe ngushtesia e injorances….
    Nuk jam infermier, por per nji komb si Italianet, edhe infermier jam….

    Reply
  5. Anonymous says:
    6 years ago

    hallall ja befte zoti!

    Reply
  6. Anonymous says:
    6 years ago

    Asnjë nga ata nuk njoh personalisht por them që injoh !
    Janë ata më trimat , më të guximshmit me zemër të madhe , që nuk e dinë as vetë në do kthehen gjallë. I përgëzoj !

    Reply
  7. Fili Shehu says:
    6 years ago

    Pis milet e maskarenj pushta te poshter komb i keq ishallah Allahu merret me ta

    E kta Bamirsa qe jan nis me shpetu jet Allahu i Rujt ishallah

    Reply

Leave a Reply to Fili Shehu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

January 11, 2026
Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

January 11, 2026
25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

January 11, 2026
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In