• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ju njohim me burgun shqiptar ku nuk ka roje të armatosura

by Java News
28/10/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keni dëgjuar për rastet e burgjeve pa roje të armatosur? Një histori e tillë vjen nga burgi i Smrekonicës në Vushtrri. Në këtë burg, të burgosurit janë me vepra të lehta dhe dënimet ndaj tyre kryesisht arrijnë deri në 3 vjet. Kapaciteti i këtij burgu është për 200 të burgosur. Drejtori i Burgut të Smrekonicës, Xhevdet Maqastena tregon për Kallxo.com përvojat e tij të punës të cilën e bën që tashmë shtatë vite.

“Me ligjin për mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, Qendra Korrektuese në Smrekonicë është burg i tipit të hapur. Këtu bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale, gjegjësisht i dënimeve deri në 3 vite. Kapaciteti i burgu është për 200 të dënuar. Këtu bëhet ekzekutimi i dënimit vetëm për meshkuj të moshës madhore”, tha Maqestena. Në burgun e Smrekonicës nuk ka të dënuar të mitur ose gra. Stafi i Burgut të Smrekonicës përbëhet prej 52 oficerëve të cilët janë graduar sipas pozitave dhe detyrave që ushtrojnë. Drejtori tregon se të gjithë të dënuarit në Burgun e Smrekonicës punojnë punë të ndryshme, duke filluar nga punët e pastrimit të oborrit, në kuzhinë, dhe në një hapësire prej 5 hektarësh ku mbjellin pemë e perime. Maqastena tregon se si funksionon një i burgosur.

Një karakteristikë e këtij burgu janë rrethojat brenda të cilave të burgosurit bëjnë jetën e tyre pas dënimit deri në ditën kur e rifitojnë lirinë. Të burgosurit në Burgun e Smkrekonicës nuk kanë dhoma me grila, ndërsa dhoma e tyre përmban një shtrat, një televizor, mjete për pastrimin e dhomës dhe një tavolinë. Një burg pa roje të armatosura është ai i Smrekonicës. Drejtori Maqastena ndalet edhe tek fakti nëse e ndjejnë mungesën e rojeve të armatosura në burgun që ai e drejton.

“Asnjëherë asnjë rast i tillë nuk ka ekzistuar në këtë burg. Ideja e këtij burgu është kështu, këtu janë të dënuarit me sjelljet jashtëzakonisht të mira, me benificione, me privilegje dhe vetëdija e të dënuarit është që pse t’i humb këto benificione e të kthehet në burgje të mbyllura e ti humb të gjitha këto benificione”, thotë Maqastena.

a.ç

Next Post
Dy projektet/ Si do lidhet sheshi “Skënderbej” me Pazarin e Ri dhe transformimi i Blv “Zogu i I”

Dy projektet/ Si do lidhet sheshi “Skënderbej” me Pazarin e Ri dhe transformimi i Blv “Zogu i I”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com