• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti”/ Ndërroi jetë nga leucemia akute, postimi prekës i 19-vjeçares që nuk e humbi kurrë shpresën

by Java News
01/02/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 19-vjeçare nga Korça, Darda Dhumo u nda nga jeta ditën e djeshme pasi vuante leucemia akute.

Humbja e të resë ishte tronditëse, pasi sëmundjen e mësoi rastësisht teksa shkoi për të dhuruar gjak nga bashkëmoshatarët, dhe humbja e saj ka tronditur

Miqtë dhe të afërmit e saj tregojnë se edhe pse e reja e se sëmundja po i merrte jetë, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga besimi në Zot, jeta dhe të shijuarit e momenteve ashtu siç ishin në rrethanat e reja.

Darda, kishte një merak të vetëm, që vetë nuk e bëri dot: “Të shijonte çdo ditë si dhuratë nga Zoti dhe çdo moment me familjen e miqtë e saj.” Deri në frymën e fundit, ajo diti të ishte falenderuese ndaj Zotit dhe shpresës që ai u dhuroi çdo ditë, në këto 19 vite jetë, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe një postim në rrjetet sociale disa muaj më parë.

Postimi i Dardës, 31.08.2023

Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!

Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar. Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…

Disa përditësime për të gjithë ju:

Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës. Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!

Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkuruar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat. Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të vetëm të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky muzg i bukur!

Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri tani:

Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj!

Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëje për mua! Përqafoni të veçantët tuaj dhe mbi të gjitha mos harroni të falenderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur na merret diçka, kur kuptojmë vlerën që kishte!/m.j

Next Post
Raporti i DASH: Shqipëria me potencial ekonomik, rriten investimet amerikane, progres me reformën në drejtësi

Zhgënjmi/ Heqja e dinarit serb në Kosovë, reagon DASH: Kundërshtojmë planet aktuale, vendimi u shpall pa përgatitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

October 7, 2026
Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Cilësohen rrezik dhe mjete luksi

October 7, 2026
Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com