• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ju lutem më shpëtoni!!!”/ Gjendet e vdekur 6-vjeçarja, e cila kërkoi ndihmë 2 javë më parë

by Java News
10/02/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hid Rajab, një vajzë palestineze gjashtë vjeçare e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, thanë sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Hawa pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP. “Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai. “Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin duke vozitur në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta. Ajo mbijetoi, sipas një telefonate të bërë e grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe e më pas me të ëmën.

Duke folur në telefon vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë.

Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj. Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës. Që prej dy javësh deri më sot nuk u dëgjua më gjë për ta, ndërkohë që nëna e saj tregon se sa herë që dëgjonte sirenat e ambulancave, mendonte se vajza e tij po kthehej në shtëpi.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.

/f.s

Next Post
Arrestohet zyrtari në Kosovë, dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro

Detaje/ Si punonjësi i bankës i zhvati 26-vjeçarit mbi 200 mijë euro me premtimin se do ta bënte aksioner në kompaninë turke

TË FUNDIT

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com