• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ju i urreni katunarët’, Sula i ashpër në Kuvend: 100 mln euro për 5 oligarkë, po largoni fshatarët nga vendi

by S M
12/09/2024 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Dash Sula ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit, duke thënë se qeveria ka si synim t’i japë para oligarkëve. Në fjalën e tij nga Kuvendi, Sula tha se janë 5 oligarkë që duan t’i japin paratë me pretendimin se janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit.

Sula kritikoi qeverinë edhe për mbështetjen për bujqësinë, duke thënë se vetëm 35 mln euro përfitojnë drejtpërdrejtë fermerët. “Ju i urreni katunarët”, tha me ironi Sula në Kuvend.

“100 mln euro që do ja jepni 5 personave që ia dhatë edhe në 2023, gjoja për rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit, në një kohë që nuk është e vërtetë. Kurum që prodhon hekur dhe çelik në Elbasan, ka deklaruar që çmimi i hekurit ka rënë krahasuar edhe para luftës. Janë ulur çmimet, ju i jepni para këtu 5 oligarkëve dhe nuk i specifikoni këtu.

Pse nuk shihni sektorët më jetik kush është? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë. Referojuni Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, 150 mln euro jep Maqedonia për bujqësinë, ju jepni 30 mln euro dhe i shtuat dhe 5 mln euro. Më pak tokë bujqësore ka Kosova, 120 mln euro jep Kosova. Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.

“Sektori i bujqësisë në 2024 ka përfituar 141 mln euro. Vlera 3.4 mld është përfitim direkt që marrin fermerët. Në total sektori i bujqësisë përfiton 141 mln euro. Jemi në linjë me të njëjtat vlera që ju i referoheni Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, iu përgjigj ministri i Financave, Petrit Malaj.

“Flasim për përfitime të drejtpërdrejta të fermerëve, por çfarë përfitojnë drejtpërdrejtë. Maqedonia drejtpërdrejtë përfitojnë 150 mln euro në skemat e subvencioneve dhe ndihmës së drejtpërdrejtë të fermerëve. Ju i bëtë llogaritë me veprat e tjerave, pro ky nuk është përfitimi i fermerëve”, iu kthye Sula.

Next Post
“500-1000 euro i vë unë”/ Adriatik Lapaj tregon ku i gjen paratë për partinë e tij: Ne marrim 10 mijë euro në muaj online, por…

“500-1000 euro i vë unë”/ Adriatik Lapaj tregon ku i gjen paratë për partinë e tij: Ne marrim 10 mijë euro në muaj online, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In