Pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë.
Ky vendim i saj erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja.
Por pavarësisht tensioneve, mbledhja e djeshme e kryesisë së PD vendosi të hapë garën për kryetar të kësaj force politike duke caktuar 29 korrikun si datën e zgjedhjes së kryetarit.
/a.r