Ish-trajneri i Albicelestes nuk do të qëndrojë gjatë i papunë. Dështimi në Botëror në krye të Argjentinës nuk e pengon Jorge Sampaolin të nisë një aventurë të re në rolin e trajnerit.
I përzgjedhur si trajneri më i keq i vitit nga lexuesit e prestigjiozes spanjolle Marca, 58-vjeçari është shumë pranë nënshkrimit me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, që është pa trajner që nga 15 shtatori, kur shkarkoi nga detyra Ramon Diaz, transmeton KP.
Sampaoli, që kulmin e karrierës e pati në krye të Kilit, duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2015, prej ditësh është në bisedime me drejtuesit e klubit arab dhe së shpejti do të nënshkruajë me ta. (b.an)