• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Johnson: Masat e izolimit në Britani kanë nisur të tregojnë rezultat

by Ardit Rada
13/01/2021 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se masat e izolimit me qëllim të luftimit të koronavirusit “kanë nisur të tregojnë rezultat”. Po ashtu Johnson nuk ka përjashtuar masa shtesë në Angli. Ai ka thënë se masat janë “duke u rishikuar vazhdimisht”. Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”.

Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në këtë shtet, derisa 412,167 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë. Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.
Aty përfshihet blerja e ushqimit, ushtrimet apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia. Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.

Johnson ka thënë mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë tejet shumë për të arritur aty”. Ai ka pranuar se është “tragjedi” që shumë fëmijëve u është pamundësuar shkuarja nëpër ambiente shkollore dhe se rihapja e tyre është “prioritet”./a.p

Next Post
Hebrenjtë lënë në baltë Trumpin

Historike! Trump, i vetmi president që futet në procedurë shkarkimi për të dytën herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

October 22, 2026
Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

Pse nuk u zhduk gjithçka pas Big Bengut? Eksperimenti i ri mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit

October 22, 2026
Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

October 22, 2026
Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

Rregulla të reja për makinat e vjetra, çregjistrim me certifikatë shkatërrimi dhe dorëzim pa kosto për qytetarët

October 22, 2026
Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

October 22, 2026
Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

October 22, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

October 22, 2026
Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

October 22, 2026
Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

October 22, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In