Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë presidentit të zgjedhur, Donald Trump, se duhet “të rritet” dhe ka kritikuar sulmet e tij ndaj komunitetit të inteligjencës. Të premten, Trump do të informohet për akuzat nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, njofton BBC. Biden tha se besimi që Donald Trump nuk e ka ndaj inteligjencës, është gjë “e pamend”. Në anën tjetër, Rusia mohon se ka ndërhyrë në zgjedhjet dhe fushatën e Partisë Demokratike para votimit të nëntorit, ku Donald Trump u zgjodh president.
ma.me