• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joe Biden, një president me dhembshuri dhe frymë ekipi! Pse amerikanët kanë besim tek ai

by Java News
21/01/2021 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Joe Biden është presidenti i SHBA, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre. Shpresa e tyre është, që ai ta drejtojë SHBA-në për të dalë nga kriza ekonomike dhe kulturore. Një portret.

Joe Biden qysh në fillim të pandemisë së koronavirusit shumë herë u është drejtuar publikisht njerëzve në SHBA dhe shpesh ka shpenzuar kohë duke shprehur dhembshurinë e tij. Në SHBA ndërkohë kanë vdekur prej sëmundjes nga koronavirusi mbi 225.000 vetë.

Në fund të tetorit Biden mbajti një fjalim për krizën e koronavirusit në qytetin e tij Wilmington në shtetin e SHBA-së, Delaware duke thënë: “Me mendje jam tek ata, të cilëve u duhet të përballojnë vuajtjen e ndarjes nga një person i dashur përmes videochat-it. Unë ndiej bashkë me ata, që nuk kanë mundur të mbledhin shokët rreth vetes, e as familja nuk ka mundur të mblidhet në meshën e përmortshme apo në ceremoninë e varrimit.

Gjatë fushatës elektorale për postin e presidentit Biden përhapi një mesazh, me të cilin ai shprehte pikërisht të kundërtën e asaj që përfaqësonte presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump u sëmur vet prej COVID-19 dhe në një konferencë shtypi pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë tha, se askush nuk duhet të lejojë „ta verë sëmundja përfund” dhe se askush nuk duhet të ketë frikë prej saj.

Joe Biden në të kundërt i inkurajon vazhdimisht njerëzit, që të mbajnë maskën, të ruajnë distancën dhe ta vlerësojnë me seriozitet rrezikun. Përveç kësaj ai nuk stepet duke e ndarë dhimbjen me të tjerët. Biden, e di se çfarë do të thotë të varrosësh  bashkëshorten dhe një fëmijë. Ai për këtë arsye dy herë pothuajse ka qenë në prag të mbylljes së karrierës politike.

Hera e parë ka qenë dimrin e vitit 1972. Ai ishte vetëm 29 vjeç dhe pati vendosur të sfidojë republikanin J. Caleb Boggs, i cili kishte mandatin prej dymbëdhjetë vjetësh në senatin e SHBA-së për shtetin federal Delaware. Ndonëse buxheti i tij për fushatën elektorale ishte minimal dhe iu desh ta ndihmonin pjestarët e familjes në fushatë, Biden në nëntor e fitoi garën. Pak javë pas kësaj ndodhi tragjedia, që e ndryshoi atë përgjithmonë: Gruaja e tij Neilia dhe vajza e tyre një vjeçe Naomi humbën jetën në një aksident, djemtë Beau dhe Hunter u plagosën rëndë.

Pas kësaj në fakt Biden donte të tërhiqej nga posti, por megjithatë arritën ta bindin që të qendrojë. Betimin për detyrën ai e bëri në spitalin, ku ndodhej njëri prej djemve. Si senator i ri ai udhëtonte me tren mes Wilmington dhe Uashington D.C. Motra e tij i erdhi në ndihmë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Ajo qendroi deri më 1977, kur Biden u martua me gruan që është edhe sot bashkëshortja e tij, Jill Jacobs, me të cilën ka një vajzë, Ashley.

Sistemi i shëndetësisë – një përkushtim personal

Dekada më vonë fati do ta godiste atë sërish. Më 2015 Biden ishte zëvendëspresident dhe asokohe nën presidentin Barack Obama ai punoi për ligjin Affordable Care Act, ligj ky që garantonte sigurimin shëndetësor për miliona familje me të ardhura të pakta. Ndërsa Biden përpiqej të garantonte sigurimin shëndetësor bazë për njerëzit, ndërroi jetë djali i tij më i madh Beau, i sëmurë nga kanceri në tru. Joe Biden, i cili donte të kandidonte për zgjedhjet presidenciale më 2016, vendosi të tërhiqet për të qenë pranë familjes.

Pak ditë përpara fundit të mandatit si zëvendëspresident Obama e vlerësoi Biden me Medaljen presidenciale të Lirisë. “Të njohësh Joe Biden do të thotë të njohësh dashurinë e sinqertë, shërbimin me vetëmohim dhe plot jetë”, tha Obama asokohe.

Koha kërkon një “Slow Joe”

Fakti që demokratët në fund zgjodhën si kandidat të tyre për president Joe Biden dhe jo një më të ri apo jo-të bardhë, nuk ishte i papritur, thotë Mitchell S. McKinney, profesor në Universitetin e Missourit, studimet e të cilit fokusohen tek debatet presidenciale dhe retorika: „Ishte thjeshtë koha e duhur për të. Ishte konteksti me të cilin ne si komb po përballemi aktualisht.”

McKinney sheh tek Biden „politikanin e arsyeshëm dhe të qendreushëm, ngushëllues dhe me dhembshuri”, pikërisht antipodi i Trump, i cili kundërshtatin e tij e cilësoi si “Slow Joe”, Joe i ngadalshëm. Fitorja e Biden ishte një „sinjal i qartë, se për çfarë udhëheqje ka nevojë ndërkohë kombi”, thotë McKinney. “Ne kemi realizuar një lëvizje 180 të pendulit nga ky president i pazakontë jopresidencial, tek një president, që mishëron thelbin e Uashingtonit.”

Biden njihet si një njeri që mund të bashkëpunojë mirë me kolegët, edhe kur ata mendojnë ndryshe. „Ai është një njeri i kongresit, ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e tij dhe e kuptohet me të gjithë”, thotë politologu Bruce Buchanan  për DW. „Eshtë e vështirë të gjesh ndokënd në D.C, që nuk e preferon Joe Biden. Thonë madje për të, se ka bashkëpunuar mirë për shumë vite me republikanët, nuk është ideolog dhe është një burrë shumë simpatik dhe miqësor”, thotë Buchanan, profesor i doktrinës qeveritare në Universitetin e Teksasit në Austin.

Madje edhe disa senatorë republikanë qysh përpara zgjedhjeve  patën sinjalizuar, se janë të hapur për bashkëpunim me Biden, nëse bëhet president.

Idetë progresive mund të mbeten në mes të rrugës

Tani Biden është president. Për shumë tema atij do t’i duhet të bëjë kompromise me republikanët – pjesërisht edhe përkundër ideve të demokratëve progresistë.

Një shembull është “Green New Deal”, që e kanë propozuar deputetët demokratë. Biden asnjëherë nuk e ka përmendur zyrtarisht me emër këtë projekt, por planet e tij për përballimin e krizës së klimës janë shhumë të ngjashme me të.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka qenë bashkë-sponsorizuese e kësaj pakete ligjore, që kërkon nga Kongresi të punojë dhjetë vitet e ardhëshme, që ekonomia e SHBA-së të emetojë më pak gazra të efektit serë dhe njëkohësisht të mbështesë rikualifikimin e punonjësve si dhe një drejtësi sociale e ekologjike.

Analisti politik Buchanan beson, se nëse Biden “insiston fort për temën e ndryshimit të klimës dhe aktivizmin për mjedisin, ai do të hasë në rezistencë”. Por nga ana tjetër politologu thekson, se Biden është një „politikan pragmatik”./DW

g.kosovari

Next Post
Trafik në Tiranë, dy makina përplasen te Ambasada Amerikane

Aksidentet/ INSTAT: 20% më pak humbje jete në 2020, shkak kryesor sjellja e shoferëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com