• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joachim Sauer, kush është burri në krah të gruas më të fuqishme të Gjermanisë?

by Java News
18/09/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është i martuar me gruan më të fuqishme të Gjermanisë. Por profesori i kimisë, Joachim Sauer nuk e do dritën e prozhektorëve mediatikë. Shumë vetë as nuk e dinë në Gjermani, se ç’pamje ka ai.

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike. Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si  Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Pa rënë sy nga bindja

Këtu nuk luan rol droja, thjesht Joachim Sauer nuk do të reduktohet vetëm në bashkëshortin e kancelares, Angela Merkel. Kjo as nuk është e nevojshme, sepse Joachim Sauer është një kimist i njohur i botës së kuanteve, që ka marrë një sërë vlerësimesh.

Karriera e Prof. Dr.Dr.h.c. Joachim Sauer filloi në vitin 1967 pas përfundimit të studimeve të kimisë në Universitetin Humboldt në Berlin. Në Republikën e dikurshme Demokratike Gjermane, RDGJ, ai ishte ndër studiuesit e paktë me reputacion ndërkombëtar që nuk ishin pjesë e SED-së, Partisë Socialiste të Unitetit. Pas disa stacionesh ai drejton sot sërish në Universitetin e Humboldtit katedrën e kimisë kuantike.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer. Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Një këshilltar i mirë

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer. Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut./DW

a.ç

Next Post
I mituri përplas makinën me shtyllat, ndërron jetë 15-vjeçari në Kamëz

Aksidenti tragjik në Kamëz, 15-vjeçari i mori fshehurazi çelësat e makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë

August 28, 2026
Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

Plas skandali i spiunazhit në Kinë, u ‘prihet koka’ dy gjeneralëve, njëri akuzohet se i dha sekrete bërthamore SHBA-ve!

August 28, 2026
Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

August 28, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

August 28, 2026
Beogradi nderon ‘Kasapin e Bosnjës’: Do të varroset me ceremoni ushtarake dhe shtetërore

Revolucionarët shqiptarë të Ratko Mlladiqit

August 28, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike

August 28, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Shtëpi për punonjësit e Administratës, Ibrahimaj: 267 shprehën interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Ndarja sipas institucioneve

August 28, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com