• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aksidenti tragjik në Kamëz, 15-vjeçari i mori fshehurazi çelësat e makinës

by A R
18/09/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aventura e disa të rinjve në moshë të re përfundoi keq dje në Kamzë për njërin prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pasi një djalë 15- vjeçar arriti t’i merrte babait fshehurazi çelësat e makinës. Ai më pas ka dalë nga banesa dhe ka hipur në automjet, duke marrë si pasagjerë edhe tre shokë të tij.

Shëtitja e tyre nëpër rrugët dytësore të Kamzës nuk ka zgjatur shumë, pasi 15-vjeçari pa patentë, duke ecur shpejt me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, makina tip “Benz” është përplasur në një shtyllë, duke lënë të plagosur tre pasagjerët dhe 15-vjeçarin që ndodhej në timon.

Njëri prej të rinjve humbi jetën rrugës për në spital. Drejtoria e Policisë së Tiranës informoi dje zyrtarisht se më 17.09.2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 është bërë një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamzë.

AKSIDENTI

Burimet zyrtare të Policisë thanë se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e rendit dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën “Donald Tramp”, në Kamzë, drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.P., 15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Policia bëri me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E.B., 11 vjeç, K.T., 16 vjeç, dhe K.C., rreth 15 vjeç (të tre pasagjerë në mjetin tip “Benz”). “Shtetasi K.C., rreth 15 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes”, njoftoi Policia.

HETIMET

Menjëherë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Kamzë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Sipas dëshmive të para të mbledhura nga grupi i hetimit, ka rezultuar se 15- vjeçari që shkaktoi aksidentin ia kishte marrë çelësat e makinës babait të tij pa dijeninë e këtij të fundit.

Më pas, 15- vjeçari ka dalë fshehurazi nga banesa dhe ka hipur në makinën e parkuar aty pranë, duke ftuar edhe shokët e tij “për një shëtitje në lagje”.

Kjo shëtitje ka zgjatur vetëm 15 minuta, pasi si pasojë e humbjes së kontrollit nga adoleshenti, makina është përplasur në mënyrë ballore me një shtyllë, duke lëvizur më pas për të paktën 7 metra në mënyrë të çrregullt e jashtë çdo kontrolli.

Si pasojë e tronditjeve dhe goditjeve që kanë marrë, janë plagosur tre adoleshentë, nga të cilët njëri gjeti vdekjen rrugës për në spital./panorama/b.d

Next Post
Pa patentë dhe të dehur në timon, 9 shoferë përfundojnë në pranga

Pa patentë dhe të dehur në timon, 9 shoferë përfundojnë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com