• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm stacion “migrimi”/ Flamingot folezojnë në Nartë! Kolonia e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore

by E S
09/06/2025 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Folezimi i flamingove në Lagunën e Nartës, dukuri e shfaqur për herë të parë këtë vit, shihet nga ekspertët si një moment shumë i rëndësishëm për biodiversitetin e zonës. Por ata ngrenë shqetësimin se pakujdesia njerëzore mund t’i largojë sërish.

Jo më vetëm një stacion migrimi, por flamingot po gjejnë në Lagunën e Nartës në Vlorë habitat për fole.

“Narta në vetvete është e rëndësishme për popullatën folezuese të shpendëve. Kjo është shumë e rëndësishme për pasurinë biologjike, pasi shton numrin e llojeve folezuese duke pasuruar edhe lagunën,” thotë Vorpsi.

Eksperti shpjegon arsyet përse ky shpend i veçantë është stacionuar për t’u shumuar në Nartë.

“Edhe më parë, flamingot kanë tentuar të folezojnë në Nartë, por asnjëherë nuk është vërtetuar folezimi i tyre. Flamingot tentojnë disa vite me radhë derisa arrijnë të folezojnë. Çelja e vezëve duhet të paktën 27 ditë,” -vijon Vorpsi.

Por, Vorpsi ngre shqetësimin se pakujdesia njerëzore mund të çojë në largimin e kolonisë së flamingove.

“Shqetësim mbeten dronët, por sidomos aeroporti. Gjatë fluturimit testues flamingot u larguan për disa orë. Nëse do të ketë qindra fluturime, flamingot do e kenë të vështirë folezimin. Turistët apo kushdo duhet t’i vëzhgojë nga larg, pasi ekziston frika e largimit të kolonive të flamingove dhe braktisjes së vezëve të tyre”, tha Vorpsi.

Përmes folezimit të tyre në Nartë, shpendi kontribuon në riprodhimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj specieje në Shqipëri dhe Evropë. Sipas ekspertëve, numri i flamingove të stacionuar në vendin tonë është më i larti në Ballkan.

Next Post
Letoni-Shqipëri, ndeshje pa kapitenë! Një tjetër humb sfidën e nesërme të kualifikuesve të Botërorit

Letoni-Shqipëri, ndeshje pa kapitenë! Një tjetër humb sfidën e nesërme të kualifikuesve të Botërorit

Comments 1

  1. Builder says:
    10 months ago

    Tradicionalisht, këto shpendë, flamingot apo lejlekët krahëkuq – siç edhe u thonë, tradicionalisht nuk janë shpendë të vëndit tonë.
    Nga ndryshimi i klimës së kësajë bote, nga ngritja e temperaturave, siç duket, flamingove, u ka pëlqyer habitati i Zvërnecit me që ka edhe kripshmëri të lartë, prandaj edhe janë stacionuar aty, dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
    Por kjo gjë, nuk do të thotë që të lëmë aeroportin e të mirëpresim flamingot.
    Ato janë të mirëpritura kurdoherë, por nuk mund të imponohet askushi apo kërkushi duke kushtezuar aeroportin për flamingot. ËSHTË MIOPI, ËSHTË DONKISHOTIZËM, ËSHTË ÇMËNDURI, të mendosh të ngreshë të tilla pikpamje, për të minuar sado pak, mirë funksionimin e aeroportit të Vlorës, që do të zhvillojë e përparojë Shqipërinë, duke lënë pas krahëve periudhën “dru me pre” të këtijë populli.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In