• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm Shqipërinë, kur Krichbaum kërcënonte Kroacinë në mbrojtje të Serbisë

by A R
24/04/2018 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjuha aspak diplomatike e Gunther Krichbaum, deputet i CDU-së e njëkohësisht një prej personave më të afërt të Bashës në Bruksel, e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes kritike në shumë raste.

Krichbaum, menjehërë pas dorëzimit të rekomandimit pa kushte të Bashkimit Europian për Shqipërinë, doli në dy prononcime të njëpasnjëshme, duke thënë fillimisht se “për Shqipërinë ka kushte shtesë” (pavarësisht se kjo nuk shkruhet në progresraport), e më pas theksoi se “vendimi i Komisionit për Shqipërinë është një vendim i papjekur”.

Qëndrimet e Krichbaum sfidojnë edhe pozitat e deklaruara të Kancelares Merkel, e cila në më shumë se një rast ka theksuar se sa i përket Shqipërisë, “vetingu ishte kushti i vetëm i mbetur për hapjen e negociatave”.

Nga ana tjetër, ai shpreh një mbështetje të pakushtëzuar për Serbinë, për të cilën ai thotë që duhet të anëtarësohet sa më shpejt, ndonëse ky vend nuk ka nisur ende të zbatojë reformën në drejtësi, si dhe nuk është kompatibël në 21 prej 35 kapitujve të “acquis communitaire”, përfshi kapitullin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, atë për sundimin e ligjit, por edhe çështje të tjera teknike, si standartet mjedisore, ligjet për biznesin, etj.

Shtypi kroat, prej kohësh ka denoncuar standartet e dyfishta të 54-vjeçarit, i cili ka ushtruar një presion të hapur mbi Zagrebin zyrtar, kur në gjysmën e parë të vitit 2016 Kroacia kërcënoi bllokimin e bisedimeve me Serbinë, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura që nga lufta për shkëputjen nga Jugosllavia, në vitet 1992-95.

“Jutarni List”, e përditshmja më e madhe kroate, shkruan se Krichbaum deklaroi hapur se: “Nëse bllokoni Serbinë, do t’iu bllokojmë fondet nga Bashkimi Europian”.

“Them vetëm që Kroacia ka nevojë për Bashkimin Europian dhe partnerët e tjerë europian më shumë se ne për Kroacinë. Kroatët kanë disa objektiva që duan të realizojnë me ndihmën tonë. Ata mund të kuptojnë shumë shpejt që si idetë apo projektet e tyre, mund të bllokohen fare lehtë. Sepse, se kujt i japim dhe kujt i marrim, këtë e vendos Bashkimi Europian”, theksoi Krichbaum, cituar nga “Jutarni List”.

Artikulli i plotë në – https://www.jutarnji.hr/vijesti/hrvatska/zestoka-prijetnja-iz-berlina-blokirate-li-srpski-ulazak-ostat-cete-bez-eu-novca/2886617/

Në të shkuarën, Krichbaum ka bërë bujë edhe për një numër qëndrimesh pro-ruse, të cilan bien ndesh me politikën zyrtare të Bashkimit Europian.

Duke nisur nga sugjerimi për lehtësimi i bllokadës ekonomike ndaj Moskës, e deri tek deklaratat polemizuese për nevojën e “kompromisit Ukrainë-Rusi, pasi pa Rusinë nuk mund të zgjidhet asnjë problem në këtë rajon”.

Lexo më shumë –
http://ekskluzive.al/njihuni-me-njeriun-e-paguar-per-te-bllokuar-negociatat-per-shqiperine-e-shkuara-e-tij-e-erret-perfshin-nje-skandal-te-trafikimit-te-femijeve/

Një kundërshtar i deklaruar i integrimit të vendit tonë në BE, Krichbaum është i njohur në opinionin shqiptar si një prej miqve më të afërt të Bashës në Europë.

Një figurë me peshë në CDU, Krichbaum mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë në periudhën e çadrës, ndërsa në të gjithë vizitat e tij në Tiranë është takuar për periudha të gjata me Bashën, pa kursyer në daljet publike kritikat ndaj qeverisë.

Pavarësisht opinionit pozitiv të Komisionit, Krichbaum duket i vendosur që të shfrytëzojë lidhjet e tij dhe influencën në rritje të partive të ekstremit të djathtë në vendet anëtare, për të siguruar një veto negative ndaj negociatave.

Vendimi përfundimtar për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë pritet të merret në qershor, kur të votohet në mbledhjen e kryetarëve të shteteve. Sipas formatit me të cilin funksionin Bashkimi Europian, mjafton që një nga 28 vendet anëtare të Unionit të shprehet kundër, që fillimi i negociatave të shtyhet me të paktën një vit./lexo.al

Next Post
Ish-presidenti Bush rëndë në spital pas funeralit të bashkëshortes

Ish-presidenti Bush rëndë në spital pas funeralit të bashkëshortes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In