• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jo vetëm rroga të majme, përfituese edhe të dashurat e prokurorëve

by A R
23/08/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet kushtetuese të votuara në Kuvend dhe draftet e paketës ligjore shoqëruese që pritet të miratohen, nuk kanë ende një tabelë me paga për gjyqtarët e prokurorët në sistemin e ri të Drejtësisë në vend.

Por drafti ligjor përmban të shkruar një formulë, e cila do të zbatohet pas miratimit të paketës ligjore që shoqëron Reformën në Drejtësi. “Panorama” shkruan se formula duket se krijon një handikap për raportin e pagave të sistemit të Drejtësisë me ato të presidentit apo kryeministrit të vendit. Sipas kësaj pakete, në vetëm njërin nga rastet e parashikuara (pasi ka tri kategori pagash për gjyqtarë e prokurorë në Shkallën e Parë, në Apel e në prokurorinë e përgjithshme e gjykatën e posaçme), pagat duken më të larta sesa rroga aktuale e presidentit (258 mijë lekë) dhe e kryeministrit. Për shembull, prokurorët e gjyqtarët e Shkallës së Parë do të përfitojnë një pagë, llogaritja e së cilës nis me rrogën aktuale të sekretarit të Përgjithshëm të një ministrie (rreth 130 mijë lekë në muaj).

Formula në draftin ligjor që shoqëron Reformën në Drejtësi, për gjyqtarët e prokurorët e Shkallës së Parë parashikon që shumës së pagës në fjalë t’i shtohet edhe 150 për qind, duke e çuar 325 mijë lekë të rinj pagën e prokurorëve e gjyqtarëve pa vjetërsinë dhe shtesat e tjera. Në këtë shumë llogaritet të shtohet më pas 5% bonus për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç dhe 25 vjeç (kur ndjekin studimet). Një tjetër shtesë në pagë është ajo për vjetërsinë, 2 për qind të pagës referuese për çdo vit shërbimi në funksion dhe me shtesë 4 për qind në fillim të vitit të tretë, ndjekur me 8 për qind shtesë për çdo katër vite të plota në ushtrimin e funksionit.

PËRFITIMET E TJERA

Drafti i përgatitur për ligjin “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” parashikon veç pagës edhe një seri përfitimesh të tjera financiare për magjistratët në gjykata dhe prokurori të sistemit të ri të Drejtësisë. Magjistratët gjyqtarë apo prokurorë në sistemin e ri që sjell Reforma në Drejtësi, parashikohet të kenë edhe përfitime në kredimarrje për strehim. Pas vitit të tretë në detyrë ata përfitojnë kredi për shtëpi nga shteti në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti të paktën 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku punojnë. Për çdo anëtar familje të magjistratit, masa e banesës për të cilën ai përfiton kredi nga shteti rritet me 10 m2. Pika 3 e nenit 18 të ligjit, ngarkon ministrin e Drejtësisë për të hartuar më tej legjislacionin për mënyrën se si do të jepen kreditë në fjalë. Këto përfitime bien dhe magjistrati duhet të kthejë në shtet gjithçka ka përfituar në rast se shkarkohet nga detyra me masë disiplinore ose kur ka kryer një krim. Ligji parashikon edhe bursa studimi për kandidatët për magjistratë. Po ashtu në draft janë vendosur edhe parashikime ligjore për një masë shpërblimi për ata magjistratë që janë vlerësuar për aftësi në një vit pune. Sipas draftit të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, magjistratët do të përfitojnë sigurim të jetës, shëndetit dhe pronës për veten dhe bashkëshorten ose bashkëjetuesen./a.m.

Next Post
Zyrtare: Mourinho largon edhe një tjetër talent nga Unitedi

Zyrtare: Mourinho largon edhe një tjetër talent nga Unitedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

UÇK-ja nuk mbrohet me statuse në Facebook

September 17, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com