• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm pensionistët/ Kush janë kategoritë e tjera që përfitojnë shpërblim këtë fundvit, sa është shuma

by Java News
14/12/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përvec pensionistëve qeveria ka marrë vendimin për të shpërblyer disa kategori qytetarësh dhe familje në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Ervin Mete, i cili tha se këto kategori do të marrin të njëjtën shumë si pensionistët, pra 5 mijë lekë të reja.

Në këtë paketë përfshihen edhe punonjësit e administratës që janë marrë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas Metes puna e tyre është vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ministri u  shpreh se ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime të Buxhetit të vitit 2023, me synim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit, pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete dhe për një sërë shtresash në nevojë.

Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

  • 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike;
  • 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar;
  • 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike;
  • 68 mijë invalidë të punës;
  • 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.

Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë. Gjithashtu, ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellësa, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike. Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si edhe projeksionet për borxhin publik”, tha ministri./m.j

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

PD: Mbështesim vendimin e SPAK për Berishën. Bllokimi i seancave në Kuvend, për interesa të ngushta

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    Merrni shembull nga Kosova,që edhe pse ka 1/3 e buxhetit tonë shpërndau për pensionistët, fëmijët dhe shtresat në nevojë nga 100€ Ministri METE tha se ne kemi sufiçit në para…dhe do t’i bëjmë rrush e kumbulla…Turp…qeveri mashtrues,gënjeshtare dhe e papërgjegjshme për popullin shqiptar Faleminderit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In