• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm Maqedonia, njihuni me shtetet që kanë ndryshuar emrin

by Java News
30/09/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filloi sot në Maqedoni referendumi për marrëveshjen e emrit me Greqinë, i cilësuar vendimtar për të ardhmen e vendit ballkanik dhe perspektivën e integrimit të tij euroatlantik.

Maqedonia, që mund të bëhet “Republika e Maqedonisë së Veriut” nëse banorët e saj vendosin kështu në këtë referendum, nuk do të jetë i vetmi vend që po ndryshon emrin, shkruan ata.

Shumë vende kanë ndryshuar emrin, pasi janë shpallur të pavaruara. Për shembull, Pekistani Lindor u bë Bangladesh, Bekuanalend u bë Botsvana, Ubangui Çari u bë Afrika Qendore, Celiani u bë Sri Lanka, Inditë Lindore Holandeze u bë Indonezia dhe Rodezia u bë Zimbabve. Shumë vende të tjera ndryshuan emrin pas shpërbërjes së shteteve federale ku bënin pjesë (Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Çekosllovakia).

Por ndryshimi i emrit të një shteti që është sovran është më e rrallë. Më poshtë vijojnë disa nga shembujt më të fundit:

Zvazilendi bëhet Esvatini

Për 50 vjetorin e pavarësisë së Svazilendit, ish-protektorat britanik, mbreti Msuati III njoftoi më 19 prill 2018 se vendi i tij do të marrë emrin e origjinës, Esvatini.

“Jemi i vetmi vend i Afrikës që ka mbajtur emrin e tij të epokës koloniale”, shpjegon ai.

Esvatini do të thotë vendi i svazëve, në gjuhën svati. Emri Svazilend është një përzierje mes gjuhëve svati dhe anglisht.

Zaireja bëhet Republika Demokratike e Kongos

Zaireja merr zyrtarisht emrin Republika Demokratike e Kongos në maj 1997 pas largimit të diktatorit Mobutu Sese Seko dhe marrjes së pushtetit nga Laurent Desire Kabila.

Ish-Kongoja belge, që u bë e pavarur në vitin 1960 nën emrin e Republikës së Kongos, u quajt Zaire në vitin 1971 gjatë presidencës së Mobutu.

Birmania bëhet Mianmar

Më 27 maj 1989, junta ushtarake në pushtet në Birmani qyan vendin “Republika e Unionit të Mianmarit”, për t’u larguar nga e kaluara e saj koloniale.

Por  kjo nuk e pengoi opozitën kundër juntës, e drejtuar nga fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi, që të vazhdojë të përdore emrin “Burma” në kominikatat e saj në anglisht. Edhe SHBA-ja nuk ka pranuar për vite që ta quajë vendin “Mianmar”, por filluan ta bëjnë këtë për mirësjellje diplomatike që prej tranzicionit demokratik të shpallur në vitin 2012.

Volta e Sipërme bëhet Burkina Faso

Volta e Sipërme, ish-koloni franceze e pavarur që prej vitit 1958 u quajt Burkina Faso më 4 gusht 1984. President i vendit prej një viti, Thomas Sankara do që të shkëputet krejtësisht nga e kaluara koloniale.

Burkina Faso, që do të thotë “vendi i njerëzve të integruar”, përbëhet nga dy dialektet më të rëndësishme të vendit, moreja dhe diula.

Nga Kamboxhia në Kampuçea

Kambozhia u quajt “Republika Khmere” në tetor 1970 pas rrëzimit të princit Norodom Sihanouk nga pro amerikanet e gjeneralit Lon Nol, më pas u quajt “Kamuçea Demokratike” nga Khmerët e Kuq gjatë rimarrjes së pushtetit në prill 1975.

Emri do të ndryshojë sërish në janar 1979 në “Republika Popullore e Kampuçeas” nga regjimi pro vietnamez që e pasoi.

“Kampuçea” është një përkthim i emrit të vendit në gjuhën khmere.

Vendi riquhet Kamboxhia pas largimit të vietnamezëve në vitin 1989.

Dahomei bëhet Benin

15 vite pas pavarësisë së saj nga Franca dhe një vit pasi iu bashkua marksizëm-leninizmit, Dahomei do të quhet “Republika Popullore e Beninit” më 30 nëntor 1975, referencë simbolike ndaj një mbretërie të fuqishme që shtrihej deri në Nigerinë fqinje mes shekullit të XIII dhe XIX, para kolonizimit.

a.ç

Next Post

Shëndeti, puna, dashuria...njihuni me horoskopin për muajin tetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In