Një 33-vjeçare nga Fieri ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj pasi e ka dhunuar. Por si të mos mjaftonte kjo, ai edhe i ka grabitur asaj telefonin. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet K.B. 35-vjeç shkruan JavaNews.
Raportohet se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, shtetases me inicialet E.K.
Kjo e fundit është pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje ndërkohë policia po punon për ndalimin e autorit të krimit./a.m.